Zaev: Regjistrimin e anuluam pasi ashtu kërkoi opozita

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 18, 2020 13:58

Zaev: Regjistrimin e anuluam pasi ashtu kërkoi  opozita

Regjistrimin e kemi anuluar pasi Mickoski dhe opozita kërkuan të anulohet disa muaj para pandemisë dhe e bëmë këtë, ka thënë kryeministri Zoran Zaev në deklaratën e shpërndarë në profilin e tij në Fejsbuk.

Prilli i vitit 2021 është data kur do të zbatohet regjistrimi, thekson Zaevi.

Sipas tij, regjistrimi dhe rezultatet aspak nuk ndikojnë në Kushtetutën, Marrëveshjen kornizë apo ngjashëm.

Përgjegjësia të dilet në regjistrim ka secili qytetar, konsideron tutje numri një i qeverisë.

“Regjistrimi duhet të zbatohet për shkak të zhvillimit të ekuilibruar, parametrave ekonomik, statistikave që na duhen për vendin. Ka rregulla Eurostati dhe duhet t’i respektojmë deri në fund. Prilli i vitit 2021 është muaji i realizimit të regjistrimit”, thekson Zaevi.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 18, 2020 13:58