Zaev sërish komenton bombat, përmend edhe Ahmetin

Desk
By Desk May 10, 2020 15:21

Zaev sërish komenton bombat, përmend edhe Ahmetin

Dëshiroj edhe një herë ta konfirmoj se bisedimet dëshmojnë se kam qenë i bindur se qytetarët e vendit tonë do të mbështesin politika demokratike dhe jo regjim, dhe pikërisht këtë edhe e vërtetojnë, deklaroi sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me partnerët e koalicionit nga koalicioni “Mundemi”, duke i komentuar bombat e fundit të publikuara dje.

Sipas Zaevit kjo është dëshmuar edhe në zgjedhjet presidenciale edhe në ato lokale.

“Sot vullneti i popullit në zgjedhje është i paprekshëm e jo i kontrolluar siç ishte në kohën e regjimit apo “gruevizmit”. Kjo se organizatat qytetare janë shumë më pranë politikave demokratike kryesues i së cilës konsiderohesha aso kohe, këtë e dëshmojnë vetë bisedimet, sesa politikat e regjimit të Mickoskit dhe Gruevskit. Në këtë temë unë e di mirë se nuk ka forcë që mund t’i kontrollojë organizatat joqeveritare dhe aktivistët qytetarë”, tha Zaev dhe shtoi se ai ka qenë radhën e 17-të kur janë mbajtur të gjitha marshet dhe protestat ndërsa përpara kanë qenë organizatat qytetare.

Siç e kuptoj unë, shtoi ai, profilimi i karakterit të aktivistëve tanë qytetarë është specifik, ndërsa kjo, siç thotë, do të thotë i pakontrolluar dhe gjithsesi absolutisht demokratik.

“Biseda konfirmon se bombat i janë dhënë PSP-së dhe askujt tjetër përpos PSP-së. Pati spekulime për të a.q. Çaushi i cili është anëtar i LSDM-së se ka pasur bisedime se ato janë lëshuar, këtu vërtetohet se është e mundur Çaushi, i cili është shqiptar, por edhe disa të tjerë të ketë gisht, por pasi janë selektuar prej tek unë bombat janë dhënë për përkthim që të mund të publikohen. Të mos harrojmë aso kohe edhe Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti ishin pushtet, ne ishim opozitë. Dhe detyra jonë ishte për të gjitha partitë në pushtet për të cilat kishim indikacione për ndonjë krim të caktuar ta publikojmë dhe përfundimisht aty dëgjohet edhe përcaktimi im i qartë për pastrim hesapesh me kriminelët dhe krimin. Nuk ik prej kësaj. Edhe sot jam me qëndrime të tilla”, sqaroi Zaev.

Shtoi se kjo bisedë edhe njëherë ka dëshmuar se cili është karakteri i qëndrimeve dhe politikave të tyre

Desk
By Desk May 10, 2020 15:21