Kryetari dhe kryeministër i LSDM-së, Zoran Zaev do ta shtyjë dorëheqjen e tij derisa vendi të stabilizohet, bëjnë të ditur burime partiake për “Fokus”, përcjell FLAKA.
Kjo do të thotë se do të bëhet votëbesimi ndaj Qeverisë.
Një nga argumentet për shtyrjen e dorëheqjes është mundësia që Maqedonia të fillojë negociatat me BE-në në dhjetor.
Zaev pret që vendi të fillojë negociatat në dhjetor për shkak të mbështetjes së fortë ndërkombëtare.
LSDM e autorizon Zaevin edhe për të negociuar rritjen e shumicës parlamentare. FLAKA