Zaev: Shumica parlamentare do të rritet, do ta përfundojmë mandatin të plotë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 21:48

Zaev: Shumica parlamentare do të rritet, do ta përfundojmë mandatin të plotë

Unë tashmë kam njoftuar se kam marrë sigurime të mbështetjes nga tre deputetë shtesë jashtë mazhorancës parlamentare për projekte të caktuara, por nuk mund t’i zbuloj, tha kryeministri Zoran Zaev në TVM, përcjell FLAKA.

“Mbështetja i referohet projekteve të caktuara, por kur bëhet fjalë për votat do të shihet”, tha Zaev, duke shtuar se në periudhën e ardhshme ai pret një rritje të shumicës, por, siç tha ai, stabiliteti i qeverisë nuk varet nga numrat por nga politikat.

Ai shtoi se nuk planifikon zgjedhje të parakohshme parlamentare deri në mandatin e rregullt në 2024 për shkak të parashikueshmërisë.

“Tani do të ketë zgjedhje lokale, kështu që në 2022 dhe 2023 nuk do të ketë zgjedhje”, tha Zaev. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 21:48