Zaev – Tiganj: Vendi po zhvillohet sipas vlerave evropiane

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 19:35

Zaev – Tiganj: Vendi po zhvillohet sipas vlerave evropiane

Urime për formimin e Qeverisë së re në afatet ligjore dhe në frymën e politikave të pjekurisë për interesat shtetërore dhe të qytetarëve, u shprehën në takimin e sotëm të kryeministrit Zoran Zaev me ambasadoren kroate në vend, Nives Tiganj.

Nga shërbimi qeveritar për shtyp kumtuan se në takim është vlerësuar se shteti po zhvillohet sipas vlerave evropiane dhe Kroacia vazhdon në mënyrë aktive ta mbështesë shtetin tonë në procesin e integrimeve evropiane, në pritje të fillimit të negociatave me BE-në.

Kryeministri Zaev u falënderua për mbështetjen miqësore nga Kroacia në proceset demokratike dhe euroatlantike të vendit dhe i bëri ftesë kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq për vizitë në vendin tonë.

“Të gjithë fqinjët i kemi miq, tashmë nuk kemi çështje të hapura me asnjërin prej fqinjëve, gjithashtu edhe në shtetin tonë ndërtojmë me sukses ‘Një shoqëri’ për të gjithë qytetarët, kështu që në periudhën në vijim fokusi ynë kryesor do të jetë evropianizimi i shtetit, me qëllim të zhvillimit të ekonomisë dhe standardit jetësor dhe sigurimi të shtetit juridik. Përvojat nga Republika e Kroacisë janë të çmueshme dhe bashkëpunimi mes vendeve tona do të vazhdojë si në planin euroatlantik, ashtu edhe përmes avancimit të bashkëpunimit bilateral”, tha Zaev.

Në takim, shtojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, u konstatua bashkarisht se për përparim të shtetit, posaçërisht në rrugën e hapur evropiane, nevojitet sjellje e përgjegjshme nga të gjithë, me çka vetëm kontribuohet në perspektivat e qytetarëve dhe shtetit.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 19:35