Zaev tregon për sa vite do të përfundojnë bisedimet me BE-në

Linda Limani
By Linda Limani March 3, 2020 13:38

Zaev tregon për sa vite do të përfundojnë bisedimet me BE-në

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp duke komentuar raportin pozitiv të KE-së për Maqedoninë e Veriut theksoi se është radha që Evropa të përmirësojë gabimin dhe të jep datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Jemi të përgatitur për fillimin e bisedimeve. Duhet të mundësojmë vazhdimi të vendimeve të zgjuara dhe të guximshme. Duhet së bashku të vazhdojmë, në mënyrë që deri më 2024 të hapim 80% të kapitujve me BE-në. Ne për 6 vite do të përfundojmë bisedimet me BE-në”-tha mes tjerash Zaev.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot foli edhe për parimin “fitues me fitues” pas zgjedhjeve të 12 prillit. Zaev theksoi se për koalicionet pas zgjedhjeve mbi gjitha do të respektohet parimet dhe vlerat.

“Ne shpresojmë që do të fitojmë më shumë se 61 deputetë. Do të fitojmë edhe në njësinë e 6…Vendimet për koalicione do të jenë gjithmonë do të merren në bazë të vlerave dhe parimeve. Qytetarët presin që partitë të ndryshojnë. Nuk mund të lejojmë ndërtime pa leje në Ohër. Nuk mund të lejojmë në Matkë të ndërtohet kush si të dojë. Nuk mund të mos ketë përgjegjësi për problemet e rëndësishme të qytetarëve. Nëse ndryshojmë partitë do të ndryshojmë edhe shtetin”-pohoi mes tjerash Zaev.

Linda Limani
By Linda Limani March 3, 2020 13:38