Zaev u takua me ministren e Mbrojtjes së Sllovenisë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 29 Gusht, 2018 19:39

Zaev u takua me ministren e Mbrojtjes së Sllovenisë

Kryeministri Zoran Zaev sot është takuar me ministren e Mbrojtjes së Republikës ë Sllovenisë Andreja Katiç e cila po qëndron për vizitë zyrtare në vend. Në takim është marrë inkurajim nga Sllovenia që Maqedonia të vazhdojë përpara në momentin kyç të integrimeve euroatlantike.

“Anëtarësimi në NATO dhe BE janë me rëndësi për stabilitetin dhe të ardhmen e Maqedonisë si dhe tërë rajonit, me çka Sllovenia e inkurajon shtetin tonë të vazhdojë përpara, në momentin kyç për integrimet euroatlantike të Maqedonisë”, njoftoi ministrja sllovene, Katiç.

Nga ana tjetër, kryeministri Zaev ka vlerësuar se qytetarët e Maqedonisë e dinë çka do të thotë vendime të mençura që sigurojnë të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre në shtetin e tyre të lindjes.

“Besoj se referendumi do të jetë i suksesshëm. Shumica e qytetarëve dhe subjekteve politike janë profiluar në një koalicion për Maqedoni evropiane, ndërsa ajo do të sjell stabilitet dhe progres edhe në shtetin tonë dhë në krejt rajonin”, ka thënë kryeministri Zaev.

Zaev ka shtuar se pas suksesit të referendumit, Maqedonia do të jetë shtet normal, e njohur nga bota me identitet të vërtetuar maqedonas.

Ndryshe, në takim është biseduar edhe për çështjet aktuale politike në Slloveni, ndërsa bashkërisht është konstatuar se Maqedonia dhe Sllovenia janë shtet të afërta mike dhe se në atë frymë vazhdon zhvillimi i raporteve bilaterale dhe bashkëpunimi i ndërsjellë. 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 29 Gusht, 2018 19:39