Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Zaev: Ulet numri i administratorëve

Zaev: Ulet numri i administratorëve

Redaksia

Qeveria po përpilon një plan me të cilin do ti motivojë administratorët vetë të kalojnë në sektorin privat. Kryeministri Zoran Zaev tha se po përgatiten mjete me të cilat shteti do ti financojë personat, që do të vendosin me vullnetin e tyre të largohen nga administrata publike dhe kështu të kontribuojnë në uljen e numrit të tyre. Kryeministri pohon se administrata publike po zvogëlohet vazhdimisht, dhe se për dy vjet numri i administratorëve është zvogëluar për rreth 18 mijë. Zaev tha se nga 165 mijë prej kur u bë kryeministër numri i administratorëve është ulur në 148 mijë.

Ne në të ardhmen përpunojmë plane që ti motivojmë qytetarët e administratës publike, që me vullnetin dhe bindjen e tyre të pranojnë vende pune më mirë të paguara dhe me më shumë prosperitet në sektorin privat”- theksoi Zoran Zaev, Kryeministër

Kryeministri këtë plan e bazon në pritjet, se edhe biznesmenët tani do të fillojnë të ofrojnë paga më të larta, kryesisht për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar në tregun e punës. Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski reformën në administratën publike e njoftoi që vitin e kaluar. Plani është që një pjesë e administratës publike ti dorëzohet sektorit të biznesit, por tani për tani nuk ka detaje se si do të zbatohet kjo. Është paraparë të jetë gati deri në fund të vitit. Kompanitë kanë alarmuar vite me radhë për mungesë të fuqisë punëtore në tregun e punës, gjë që krijon humbje të mëdha në punën e tyre, por theksojnë se nuk kanë nevojë për juristë dhe ekonomistë që në të vërtetë dominojnë në administratën publike.

Continue Reading

Previous: Nxënësit të pa interesuar për shkollat profesionale
Next: Dramë në Gjevgjeli, trafikanti arrin të arratiset nga policia

Të ngjashme

REDAKT....Tani-ne-si-komision-kemi-dalur-nw-teren-Urim-750x430 Tetë vite premtime për një bulevard

Tetë vite premtime për një bulevard

Redaksia
euro-750x430 Kujt do i konfiksohet pasuria me ligjin e ri?

Kujt do i konfiksohet pasuria me ligjin e ri?

Redaksia
parqet-768x440-1 Parqet vlonin nga qytetarët, të rinjtë thonë se u mungojnë kafenetë

Parqet vlonin nga qytetarët, të rinjtë thonë se u mungojnë kafenetë

Redaksia

TË FUNDIT

Sosiedati-780x470 Sosiedati ia dedikon trofeun heronjëve të vërtetë

Sosiedati ia dedikon trofeun heronjëve të vërtetë

ZHrgrova-780x470 Zhegrova me 2 gola siguron fitoren Bazellit

Zhegrova me 2 gola siguron fitoren Bazellit

514854-WaJqRzi285 Albumi i Lipës renditet si më i shitur i 2021-tës në Mbretërinë e Bashkuar

Albumi i Lipës renditet si më i shitur i 2021-tës në Mbretërinë e Bashkuar

2 Justin Bieber mban koncert privat me nxënësit në një shkollë

Justin Bieber mban koncert privat me nxënësit në një shkollë

111 Vizitoi Kosovën në 2013, videoja kur DMX kërcente valle shqiptare

Vizitoi Kosovën në 2013, videoja kur DMX kërcente valle shqiptare


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.