Zaev: Unë jam mirënjohës për atë që po bën Gjermania

Desk
By Desk November 17, 2020 23:11

Zaev: Unë jam mirënjohës për atë që po bën Gjermania

Kryeminsitri i vendit, Zoran Zaev, në Click Plus, në fillim komentoi vendimin e Bullgarisë për të vendosur veto. Zaev tha se është i zhgënjyer me vendimin dhe se kjo është një disfatë e madhe për BE-në.

Zaev shtoi se ka mundësi që vendimi të ndryshohet deri në dhjetor. Ai u shpreh se beson në shanset, duke falënderuar kancelaren gjermane Angela Merkel.

“Unë jam mirënjohëse për atë që po bën Gjermania, e udhëhequr nga Kancelarja Merkel, si dhe Rot dhe Mass. Unë besoj se BE po bën gjithashtu përpjekje pozitive. Von der Layen dhe unë ramë dakord për të vazhduar negociatat, sepse jo të gjitha mundësitë janë shteruar pas këshillit të sotëm të ministrave”, tha Zaev.

Desk
By Desk November 17, 2020 23:11