Zaevi dhe Mickovski flasin për gjendjen e tyre shëndetësore

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 10, 2020 12:28

Zaevi dhe Mickovski flasin për gjendjen e tyre shëndetësore

Zaevi dhe Mickovski flasin për gjendjen e tyre shëndetësore. Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev konfirmoi përmes profilit të tij në Facebook se është në izolim për shkak të kontaktit me një pacient të infektuar me koronavirus.

Zaev shton se ndihet mirë dhe është duke pritur rezultatin e testit të Covid-19. Zaev: Jam në vetizolim në shtëpinë time në Strumicë, nuk kam simptome Dëshiroj t’ju informoj se gjatë javës së kaluar kam pasur një intervistë në TV me një gazetar, i cili kohët e fundit ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Megjithëse gjatë intervistës kemi marrë të gjitha masat mbrojtëse siç është shmangia e kontaktit dhe ruajtja e distancës, sipas të gjitha protokolleve, që nga sot unë jam në izolim në shtëpinë time në Strumicë. Nuk kam simptoma, sot jam testuar për praninë e virusit dhe presim rezultatet gjatë ditës – pas së cilës do të përcaktohen hapat e ardhshëm, ka shkruar Zaev në profilin e tij në Facebook.

Edhe Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickosk në rrjetin social ‘Facebook’ shkroi se gjendja e tij shëndetësore deri në këtë moment është e mirë.

“Gjatë ditës së djeshme, pas marrjes së informacioneve për gazetarin me të cilin kisha intervistë saktësisht para një jave, bëra test ku rezultatet rezultuan negative”, shkruan Mickoski.

Ai shtoi se do t’i respektojë rekomandimet e punonjësve shëndetësore dhe gjatë periudhës së ardhshme do të jetë në vetizolim.

“Vazhdoj nga shtëpia ime ta ndjek gjendjen aktuale. T’ju japin mbështetje atyre që ndodhen në linjën e parë kundër pandemisë. Shpreh falënderime për të gjithë ata që shfaqën interes për shëndetin tim. Do vazhdojmë të luftojmë kundër pandemisë që na solli krizë ekonomike, sanitare dhe shëndetësore. Jam i sigurt se bashkërisht do të fitojmë”, shkroi Mickoski.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 10, 2020 12:28