Zaevi “e kall” selfien me Cipras!
Pa protokoll të rrepta dhe pa ceremoni zyrtare të pritjes ishte pritja e kryeministrit grek Aleksis Cipras sot në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
Agjenda e tij u zhvillua me një vonesë të vogël ndërsa u prit nga kryeministri Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar përmes një ceremonie të zakonshme pa protokolle të rrepta zyrtare. Ajo që e bëri vizitën ndryshe ishte selfiet e dy kryeministrave Zaev dhe Cipras para gazetarëve.
Delegacioni qeveritar grek është i shoqëruar edhe nga komuniteti i biznesit ndërsa vizita po ndiqet edhe nga një numër i madh i gazetarëve nga vendi fqinj. Tsipras pas takimit me Zaev do të takojë edhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi ndërsa më pas do të jenë pjesë e një forumi ekonomik.