Zaevi takohet me përfaqësues të disa institucioneve kombëtare

Zaevi takohet me përfaqësues të disa institucioneve kombëtare

Kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me përfaqësues të disa institucioneve kombëtare në vend e ka theksuar mbështetjen e Qeverisë për avancimin e veprimtarisë shkencoro-hulumtuese si imperativ për afirmimin e vlerave kulturore dhe kombëtare të shtetit, bëri të ditur pres shërbim qeveritar.

Në takimin me udhëheqësit e Institutit për Gjuhë Maqedonase “Kërste Misirkov”, Institutit për Literaturë Maqedonase, Institutit  për Histori Kombëtare, Institutit për Folklor “Marko Cepenkov”, të gjithë nga Shkupi si dhe të Institutit  për Kulturë të Sllavishtes së Vjetër nga  Prilepi është biseduar pr avancimin e kushteve për realizimin dhe progresin e punës shkecoro-hulumtuese.

Kryeministri Zaev dhe përfaqësuesit   e institucioneve kombëtare e kanë potencuar rëndësinë e mbështetjes së institucioneve në të gjitha segmentet vitale, siç janë përmirësimi i   kushteve për punë shkencore dhe projekteve, rritje të kuadrit të arsimit të lartë, si dhe bashkëpunimit të tyre, përmes participimit të përbashkët në realizimin e projekteve të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare, theksohet në kumtesë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 14, 2019 20:29

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.