Zaevin po e çmend ideja e kryeministrit shqiptar

Zaevin po e çmend ideja e kryeministrit shqiptar

Zaevit të cilit iu shua ëndrra të jetë kryeministër pasi kemi një Qeveri Teknike për shkak të gabimeve politike të qeverisjes së tij plot skandale , ka filluar ti shfaqen “demonët” në kokën e tij.Mes paranojash dhe frikën e humbjes sepse sondazhet nuk i dalin sic dëshiron, ai sërish atakon partinë shqiptare BDI-në duke harruar se ishte partia shqiptare e solli nga karrikja e një kryetari komune në kreun e Qeverisë.Zaev nuk ishte mandatari i parë për formimin e qeverisë para tre vitesh, në të cilin ishte një moment delikat politik për të sepse po të ngelej në opozitë atë kohë megjithëse e meritonte të ishte për shkak të humbjes, ai sot nuk do ishte as kreu i LSDM-së.Në pabesinë e tij politike, tani kur me gjithë ndihmën nga të katër anët për ta mbajtur të gjallë politikisht atë, ka nisur sulmet e përditshme ndaj BDI-së informon TetovaSot.
Zaev tregoi anën tinëzare dhe faktin që në mentalitetin maqdonas nuk ndryshon gjë.
Ai idenë e BDI-së në fakt e quan koncept nacional – populist a vetë është fund e krye i tillë me politikat e tij mashtruese dhe ” qytetarët e barabartë ” të tij por vetëm në letër dhe fraza populiste gjithashtu.

Kush është Zaev tu tregojë partive tjera nëse është e shëndetshme të shkojnë në opozitë ose jo.Për fituesin te shqiptarët vendosin votuesit dhe ai s’mund të jep prognoza politike në formë dëshirash personale për partitë tjera.BDI nuk i jep llogari LSDM-së për veprimet politike sepse cështjet nacionale akoma nuk kanë marrë fund.Shqiptarët nuk mund ti mbrojë një politikan maqedonas që ka për qëllim vetëm pushtetin sic është Zaev.Ky i fundit nuk i do shqiptarët për gjë tjetër përvec votave që dëshiron tua merr që ta përafrojë partinë e tij me partinë tjetër maqedonase që ka një qëndrim të hapur nacionalist ndaj shqiptarëve.
Zaevin duket se ideja e një kryeministri shqiptar po e trazon secilën ditë sepse ai nuk e imagjinon që këtë funksion tia merr dikush dhe aq më tepër një shqiptar dhe sidomos kur Zaev në fund të fundit akoma nuk ka fituar por e di se sërish BDI do të jetë celësi për formimin e qeverisë së re pas 15 Korrikut.TetovaSot

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 22 Qershor, 2020 14:56

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

Marketing politik