Zaharieva: Bullgaria nuk e konteston identitetin, ndërsa Maqedonia ta zbatojë Marrëveshjen

Desk
By Desk May 8, 2020 20:19

Zaharieva: Bullgaria nuk e konteston identitetin, ndërsa Maqedonia ta zbatojë Marrëveshjen

Bullgaria ka qenë një nga mbështetësit më seriozë të Maqedonisë së Veriut për vite me radhë dhe unë vërtet dua të them – ne nënshkruam një marrëveshje, të dy kryeministrat nënshkruan këtë marrëveshje dhe nuk është mirë të kontestohet ajo që nënshkruhet, deklaroi Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva.

“Qëllimi ynë është të njohim historinë e përbashkët, të festojmë së bashku ata heronj që e deklaruan veten si bullgarë, por që luftuan për idealet e Maqedonisë. Pse është e vështirë të thuhet – po, gjuha që është zyrtare sipas Kushtetutës së tyre daton nga viti 1945 dhe bazohet në gjuhën bullgare. Ku qëndron problemi këtu? Ne nuk e kontestojmë identitetin e tyre, ne ishim të parët që njohëm Republikën e Maqedonisë. Nuk ka asnjë normë ligjore për njohjen e një kombi dhe një gjuhe, thekson Zaharieva.

Sipas BGNES, ajo vuri në dukje se një marrëveshje u arrit midis dy vendeve në vitin 1999, e cila u konfirmua nga Marrëveshja e Miqësisë, Fqinjësisë së mirë dhe Bashkëpunimit.

“Në të u pajtuam si të quhet gjuha e tyre zyrtare në përputhje me kushtetutat e të dy vendeve. Dhe ky është formulimi për të cilin ramë dakord. Dua ta respektojmë këtë”, shtoi ministrja e Jashtme e Bullgarisë.

Sipas saj, shkencëtarët mund t’i ndihmojnë diplomatët, por puna e Komisionit të Përbashkët nuk duhet të politizohet. “ Për të qenë e sinqertë, pezullimi i njëanshëm i punës së këtij Komisioni nga Maqedonia e Veriut, mendoj se politizon vetë Komisionin”, tha Zaharieva.

Ajo vlerëson se që Komisioni të funksionojë, duhet të mbajë takime, madje edhe onlajn.

“Nuk mund ta kuptoj se takimet duhet të ndërpriten me argumentin se në vendin e tyre po afrohen zgjedhjet. Ideja është të lejojmë historianët dhe ekspertët të punojnë dhe të marrin një vendim të përbashkët për veten e tyre, për të cilin ata do të na informojnë pa ndërhyrë”, shtoi ministrja bullgare.

Zaharieva theksoi se kohët e fundit në vend janë publikuar më shumë se 100 botime që kanë të bëjnë me Bullgarinë, thuajse “të gjithë atje janë ekspertë për futbollin dhe lidhur me Bullgarinë”, por për fat të keq nuk është kështu, veçanërisht “kur tema anti-bullgare është e pranishme në zgjedhjet e tyre. “. “Unë mendoj se zgjedhjet janë të përkohshme, por fqinjët mbesin”, theksoi ajo.

“ Të gjithë mund të deklarohen ashtu siç ndjehen. Maqedonia është një rajon, në territorin e zonës gjeografike të Maqedonisë jeton bullgarë, maqedonas, romë, shqiptarë. Republika e Maqedonisë së Veriut është një shtet. Ata e kontestojnë historinë tonë të përbashkët. Ata mund ta quajnë gjuhën e tyre si të dëshirojnë, por kur nënshkruam marrëveshjen u pajtuam që komisioni i përbashkët ta përfundojë punën deri në fund. Ne gjithmonë veprojmë me ndershmëri dhe me përgjegjësi, nuk i kemi surprizuar asnjëherë me vendimet tona, dhe kjo për mendimin tim është një qasje evropiane”, tha Zaharieva.

Ajo kujtoi që Parlamenti Bullgar e miratoi njëzëri Deklaratën për fillimin e negociatave të BE-së me Maqedoninë Veriore.

“Kjo ishte një qasje e drejtë ndaj fqinjëve tanë dhe pozicioni ynë nuk është i ri, as nuk ka qenë pozicion i kohëve të fundit. Jam i vetëdijshëm që para zgjedhjeve kjo temë është veçanërisht e rëndësishme atje”, shtoi Zaharieva.

Duke komentuar deklaratën e eurodeputetit bullgar Andrej Kovaçev se nëse Komisioni i Përbashkët nuk fillon punën deri në qershor, Bullgaria mund të vendosë veton për fillimin e negociatave të vendit me BE-në, Zaharieva tha se ajo insiston që kjo të funksionojë sepse, shtoi ajo, ajo ka ndaluar së punuari që në nëntor.

“Unë nuk e kam parë kornizën e bisedimeve dhe nuk mund të them nëse Bullgaria do të vendosë veton ndaj procesit të negociatave. Në këtë proces, nevojitet pëlqimi i të gjitha vendeve (shteteve anëtare) për hapjen e kapitujve, për procesin e negociatave dhe mbylljen e kapitujve. Ky është një proces i gjatë dhe qytetarët e Maqedonisë kanë interesin më të madh për t’i dhënë fund retorikës së kohës së Jugosllavisë së Titos, dhe ne këtë e kemi parë ditët e fundit – kemi nënshkruar një marrëveshje, por vetëm e kemi nënshkruar atë, askush nuk merr asnjë hap për ta zbatuar atë”, shtoi Zaharieva.

Ajo beson se Akademia Bullgare e Shkencave (BAN) dhe ASHAM duhet të ulen së bashku për të punuar për këtë çështje.

“ Në Maqedoni, ata mund ta quajnë gjuhën e tyre ashtu siç dëshirojnë, por kur ne nënshkruam Marrëveshjen që në vitin 1999 dhe kur është fjala për nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera dhe formateve bilaterale, ajo që shkruhet duhet të respektohet”, tha ministrja bullgare.

Sipas saj, kjo temë nuk është parë në mënyrë racionale nga historianë ose qytetarë e të dy vendeve.

“Unë dua që ne t’i shikojmë gjërat në mënyrë më racionale, pak kash emocione dhe të kuptojmë se të tregosh pjekuri dhe të jesh pjesë e familjes evropiane do të thotë të përmbushësh marrëveshjet që ke nënshkruar, dhe të mos dalësh me retorikën dhe të kaluarën e Jugosllavisë së Titos. Kjo nuk mund të bëhet nëse doni të jeni pjesë e BE-së. E njëjta gjë vlen edhe për Bullgarinë – nëse mendojmë se maqedonasit do të thonë “po, ne jemi bullgarë” dhe fillojmë ta quajmë veten bullgarë – kjo nuk do të ndodhë, kjo nuk është reale. Por, për të ndërtuar një miqësi vërtet të shëndoshë, të lemë historianët të ulen dhe të bien dakord për formulimet, festimet dhe personalitetet e përbashkëta dhe të ndryshojnë librat shkollorë për t’u mësuar të rinjve të vërtetën. Kjo është ajo që dëshiron Bullgaria”, tha Zaharieva.

Sipas saj, duhet bërë një dallim midis historisë së përbashkët dhe histories që së bashku e ndajnë Bullgaria dhe Maqedonia Veriore.

“ Deri në një moment ajo është e përbashkët dhe askush nuk dëshiron të sfidojë identitetin e tyre dhe dëshirën e tyre për një komb dhe shtet të ri. Nga ana tjetër, ata duhet t’i përmbahen asaj që kanë nënshkruar. Ata duhet të tregojnë pjekuri, nuk mund të ulen në tryezën e rrumbullakët dhe të kenë marrëdhënie të pazgjidhura bilaterale”, shtoi Ministrja e Jashtme e Bullgarisë.

Zaharieva nuk pranoi të komentojë broshurën e BAN, në të cilën gjuha e vendit quhet “bullgarishte maqedono-veriore “. “ BAN mund të publikojë çfarë të dojë, por për mënyrën se si do të nënshkruhen marrëveshjet me Maqedoninë e Veriut, vendimet merren nga qeveritë e të dy vendeve”, konkludon Zaharieva.

Desk
By Desk May 8, 2020 20:19