Zaharieva: Marrëdhëniet Bullgari-RMV, si ato të Spanjës me shtetet e Amerikës Latine

Desk
By Desk 26 Nëntor, 2020 21:53

Zaharieva: Marrëdhëniet Bullgari-RMV, si ato të Spanjës me shtetet e Amerikës Latine

Misnitreja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva, ka dekalruar se marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të jenë të ngjashme me marrëdhëniet që ka Spanja me vendet e Amerikës Latine.

“Fakti se argjentinasit dhe kileanët, flasin gjuhë spanjolle, nuk i bën më pak argjentinas dhe kilean. Fakti se në një moment ata kanë histori të përbashkët, nuk e zvoglon sovranitetin e tyre dhe gjuhën. Përkundrazi, ajo i afron”, – ka deklaruar Zaharieva.

Sa i përket vetos bullgare, ajo ka thënë se ajo është pasojë e gjuhës së urrejtjes ndaj gjithçkaje që është bullgare. Sipas saj Maqedonia ka harxhuar 30 vite nga pavarësia e saj për stimulimin e gjuhës së urrejtjes, që ka pasur efekt edhe ndaj qytetarëve.

Sa i përket asaj nëse partnerët evropian kanë mirëkuptim për pozitën bullgare, Zaharieva ka thënë se edhe Greqia nuk u kuptua, por 15 vite e mbajti veton ndaj Maqedonisë.

Poashtu Ministria e Jashtme bullgare sot e ka ftuar ushtruesin e detyrës së ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Sofje, Vlladimir Kërstevski, me ç’rast “pala bullgare e ka përshëndetur reagimin e shpejtë të zyrtarëve në Shkup lidhur me gjuhën e urrejtjes ndaj minsitres bullgare, si dhe në rastin e djegjes së flamurit bullgar” – thuhet në njoftimin e misnitrisë së jashtme në Sofje.

 

Desk
By Desk 26 Nëntor, 2020 21:53