Zajazi bojkotoi zgjedhjet, dalja vetëm 23 për qind?!

Desk
By Desk May 6, 2019 17:03

Zajazi bojkotoi zgjedhjet, dalja vetëm 23 për qind?!

Në fshatin Zajaz është shënuar jehonë e vogël e votuesve, thonë burime nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Sipas tyre, dalja mesatare në pesë vendvotimet e këtij fshati ka qenë vetëm 23 për qind, transmeton Gazeta Lajm.
Në vendvotimin numër 814 kanë votuar 19.88 për qind e votuesve, në vendvotimin 815 17.36 për qind, në vendvotimin 816 – 31.48 për qind, në vendvotimin 816/1 vetëm 17.36 për qind, kurse në vendvotimin 819 – 26.53 për qind. Nga fshati Zajaz janë Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, që llogariten dy figurat kryesore të BDI-së, prandaj dalja e ulët marrim vesh se ka shkaktuar dyshime dhe pakënaqësi në LSDM. Ndoshta kjo sqaron edhe reagimin e sotëm nervoz ndaj deklaratave të zyrtarëve të BDI-së, që po tentojnë ta përvetësojnë fitoren e Stevo Pendarovskit. Duke reaguar ndaj këtyre lavdëratave të BDI-së, Zaev dha përgjigje paksa ofenduese, duke i porositur në gjuhën maqedonase “да не се чаталиме многу”.

Desk
By Desk May 6, 2019 17:03