Në Odën regjionale të zejtarëve në Dibër thonë se zanatçinjtë në Dibër mungojnë. Është një problem shumë serioz meqë banorët e komunës harxhojnë shumë kohë për të gjetur një elektricist, hidraulik, kamerierë…
Edhe pse në komunën e Dibrës sidomos në tre dekadat e fundit ka pasur kërkesa për shkollat e mesme profesionale, mungesa e tyre ka shkaktuar probleme për kuadrot të zanatçinjve profesional. Në shkollën e vetme të mesme në Dibër para disa viteve janë hapur paralele për profesione në sferën e ndërtimit por kërkesat e shumta kanë qenë përhapjen e paraleleve për shkollimin të të rinjve për kuadro edhe në sfera e tjera. Sot një situatë e këtillë ka sjellë që Dibrës t’i mungojnë hidraolikë, elektricist, teknik ndërtimtarie, kuzhinier, kamarier, etj. Edhe ata kuadro që kanë qenë nga dita në ditë braktisin qytetin duke migruar për në shtetet evropiane.
Në Odën regjionale të zejtarëve në Dibër thonë se zanatçinjtë në Dibër mungojnë. Është një problem shumë serioz meqë banorët e komunës harxhojnë shumë kohë për të gjetur një elektricist, hidraolik, etj. Përfaqësuesi i kësaj Ode që funksionon në Dibër, Fisnik Saraçi për KOHA thotë se mungesa e një shkolle profesionale në Dibër është evidente. Sipas të dhënave të kësaj Ode edhe pse ka punë të bollshme për zanatçinjtë ata mungojnë. Sipas Saraçit mungesa e shkollave profesionale të mesme por edhe interesimi shumë i dobët i të rinjve për zanate ka sjell një situatë kur nevojat e qytetarëve mbeten të parealizuara. “Mungojnë sidomos elektricistët, hidraulikët, kuzhinierët, kamerierët, punëtorët në sferën e ndërtimit dhe kuadro të tjera. Edhe pse pagat janë të mira, përsëri kuadrot mungojnë. Shumë kuadro të sferave në fjalë kanë lëshuar Dibrën duke udhëtuar në Itali, Gjermani, Zvicër dhe shtete të tjera të Evropës”, thotë përfaqësuesi i Odës së zejtarëve. Vlerësimi i tij është se në sferën e arsimit duhet të kthehen shkollat profesionale për të shkolluar kuadro të zanateve të ndryshme.
Investitorët që ndërtojnë ndërtesa kolektive thonë se problemin më të madh e kanë në mungesën të zanatçinjve në sferën e ndërtimit dhe elektricistëve. Në një kompani prestigjioze nga Tetova e cila vite me rrallë realizon aktivitet e saj në Dibër, thonë se pritet me muaj që të përfundojnë ndërtimet në ndërtesat kolektive për shkak të mungesës sidomos të elektricistëve. Shpeshherë ndodh që gjatë realizimit të aktiviteteve në Dibër kjo kompani të kërkoj elektricist nga Tetova, Gostivari apo Struga. Për riparime të ndryshme që bëjnë dibranët në objektet e tyre të banimit presin muaj të tërë. Disa qytetarë dibran thonë se edhe përkundrejt pagesave të larta që bëjnë ata për të siguruar riparime janë të detyruar të presin një kohë të gjatë. Situata nuk është më e mirë edhe me zanatet e tjera. Në kafiteritë dhe restorantet e Dibrës mund të numërohen me gishta kuzhinierët. Është problem sot të gjesh kuzhinier të mirë në Dibër, theksojnë pronarët e restoranteve dhe kafiterive. Po sipas tyre mbi 95 për qind të kamarierëve në Dibër janë të rinj të cilët punojnë një profesion për të cilin kurrë nuk kanë marr as një orë mësim. Në sferën e tregtisë situata është e njëjtë dhe me shitësit- tregtarët. Të dhënat flasin se të rrallë janë tregtarët që kanë mbaruar shkollë të mesme të tregtisë. Ankohen edhe pronarët e ëmbëltoreve. Pronari i një ëmbëltore të njohur në Dibër thotë se ëmbëlsirat bëhen nga pronarët e ëmbëltoreve të cilët e njohin mjeshtërinë e tyre por ata shtojnë se mungojnë mjeshtër të rinj për të bërë ëmbëlsira.
Rrugëdalje dhe tejkalim të këtij problemi është vetëm themelimi i një shkolle të mesme profesionale. Ka të rinj dibran të cilët shkollimin e mesëm e vazhdojnë në shkolla profesionale jashtë qytetit, kryesisht në sferën e medicinës, dhe jo në shkollat e tjera profesionale. (koha.mk)