Zbulohen 17 emigrant në afërsi të Shtipit

Desk
By Desk March 4, 2020 19:58

Zbulohen 17 emigrant në afërsi të Shtipit

Në afërsi të Shtipit mëngjesin e sotëm janë zbuluar 17 emigrantë. Nga SPB-Shtip njoftojnë se emigrantët, të cilët ilegalisht kanë jetuar në afërsi të Shtipit janë kapur nga ana e nëpunësve policorë në Qendrën rajonale-Lindje dhe janë dërguar në afërsi të varrezave të qytetit në Shtip dhe në afërsi të rrugës rajonale Shtip-Radovish.

Ky nuk është rasti i pari i kontrabandimit me emigrantë, gjegjësisht nuk kanë lëvizur me ndihmë të kontrabandistëve.

Në afat prej tetë ditësh, ky është rasti i tretë i kapjes së emigrantëve në afërsi të Shtipit. Në rastin e parë u kapën 40 emigrantë, afër fshatit Llakavicë të Shtipit, rasti i dytë ishte më 1 mars të dielën, kur policia dhe Qendra rajonale – Lindje në lagjen “Tri çeshmi” të Shtipit në kamion kapën 78 emigrantë, ndërsa dy kontrabandistët janë privuar nga liria. Në afat prej tetë ditëve në afërsi të Shtipit janë kapur gjithsej 135 emigrantë.

Desk
By Desk March 4, 2020 19:58