Zbulohen detaje të tabletit të ri Samsung, me Snapdragon 710 SoC

Zbulohen detaje të tabletit të ri Samsung, me Snapdragon 710 SoC

Samsung më parë këtë muaj paraqiti markën tregtare të një tableti të ardhshëm të quajtur Samsung Galaxy Tab Active Pro. Asgjë tjetër nuk dihet për pajisjen, por një tablet i panjohur Samsung u shfaq në Geekbench.

Ndërsa mund të jetë Tab Active Pro i ardhshëm, mund të jetë edhe një tjetër propozim i serisë Galaxy Tab A-series, por që ende nuk është publikuar.

Numri i modelit është SM-T545 dhe ky tablet i veçantë është mundësuar nga procesori Qualcomm Snapdragon 710, çiftëzuar me 4GB RAM.

SamMobile raporton bazuar në informacionin nga burimet, që hapësira e ruajtjes në këtë tablet të veçantë do të jetë 64GB.

Pajisja pritet të vijë me Android 9 Pie dhe ndoshta Samsung OneUI sipër, kurdo që bëhet zyrtar.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 25 Qershor, 2019 22:50

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.