Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Sport
  • Zbulohet data kur do të garojë Majlinda Kelmendi në Olimpiadën “Tokyo 2020”

Zbulohet data kur do të garojë Majlinda Kelmendi në Olimpiadën “Tokyo 2020”

Redaksia 2 vjet ago

Xhudistja pejane do të marrë pjesë në Olimpiadën e tretë në karrierë, ndërsa synon ta fitojë përsëri medaljen e artë olimpike në “Tokyo 2020”, njëjtë siç bëri edhe në “Rio 2016”.

Kanë mbetur vetëm edhe 15 muaj deri tek fillimi i spektaklit më të madh sportiv në botë.

Tashmë është zbuluar edhe koha dhe datat e eventeve që do të mbahen në sporte të ndryshme në Lojërat Olimpike verore, të cilat do të mbahen në vitin 2020 në Tokyo të Japonisë.

Ky eveniment i rëndësishëm do të fillojë më 24 korrik dhe do të zgjasë deri më 9 gusht të vitit 2020.

Në total, 33 sporte dhe 339 evenimente do të jenë pjesë e Olimpiadës, e cila do të zgjasë 17 ditë.

Në “Tokyo 2020” do të debutojnë disa sporte, ndërsa ceremonia hapëse do të jetë më 22 korrik.

Ajo çka na intereson ne është pjesëmarrja e garuesve kosovarë në Olimpiadë.

Për momentin nuk dihet se me sa garues do të përfaqësohet Kosova, por dihet gjithsesi se medaljen do ta kërkojë mbi të gjitha përmes garueses më të mirë të saj, Majlinda Kelmendi.

“Të dielën, më 26 korrik 2020, krejt sytë e xhudos do të jenë të fokusuar kah kampionia aktuale olimpike nga Kosova, Majlinda Kelmendi, e cila do të shpresojë ta mbrojë kurorën që e kishte fituar në Rio në vitin 2016”, shkruan “sportsnewsireland.com”.

Xhudo synon të marrë pjesë me pesë garues në Olimpiadën e vitit të ardhshëm.

Krahas Majlindës, “Tokyo 2020” e synojnë edhe Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka.

Ndërsa, nga sportet tjera garuesit kosovarë kryesisht pritet të marrin pjesë me ftesa.

Continue Reading

Previous: Barcelona – Real Sociedad, shënohet goli i parë
Next: Roma nuk shfrytëzon gabimin e Milan, luan baras në derbin me Inter

Të ngjashme

2 City fiton bindshëm ndaj Monchengladbach, asnjë humbje në vitin 2021

City fiton bindshëm ndaj Monchengladbach, asnjë humbje në vitin 2021

Redaksia 17 orë ago
1 Real Madrid përpara, Mendy ‘dridh’ portën e Atalantas ku shënon një gol fantastik

Real Madrid përpara, Mendy ‘dridh’ portën e Atalantas ku shënon një gol fantastik

Redaksia 17 orë ago
BARCELONA 20/21 ELCHE 20/21 Nuk do të besoni se kujt i kërkon fanellën Lionel Mesi

Nuk do të besoni se kujt i kërkon fanellën Lionel Mesi

Redaksia 17 orë ago

TË FUNDIT

Click-Plus-24 Hoda thotë se ASH e ka ftuar të hyjë në lista, Sela i thotë se ai vetë ka dashur të futet

Hoda thotë se ASH e ka ftuar të hyjë në lista, Sela i thotë se ai vetë ka dashur të futet

2 City fiton bindshëm ndaj Monchengladbach, asnjë humbje në vitin 2021

City fiton bindshëm ndaj Monchengladbach, asnjë humbje në vitin 2021

1 Real Madrid përpara, Mendy ‘dridh’ portën e Atalantas ku shënon një gol fantastik

Real Madrid përpara, Mendy ‘dridh’ portën e Atalantas ku shënon një gol fantastik

Besim-Hoda-1-click Hoda: Ky shtet nuk ekziston fare, këtë e dëshmoi ngjarja me Mijallkovin

Hoda: Ky shtet nuk ekziston fare, këtë e dëshmoi ngjarja me Mijallkovin

502706-wVcYCqMTpx Hyundai lanson modelin Ioniq 5

Hyundai lanson modelin Ioniq 5

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.