Zbulohet formacioni i Shqipërisë kundër Skocisë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 10 Shtator, 2018 20:02

Zbulohet formacioni i Shqipërisë kundër Skocisë

Një seancë e fundit stërvitore pak orë para ndeshjes por çka është më e rëndësishmja, edhe një ndryshim planesh për formacionin që do të zbresë pas pak orësh në fushën e Hampden Park.

Panucci surprizon sërish me zgjedhjet e tij dhe ndryshe nga sa të gjithë prisnin, nuk do të jetë një Shqipëri me 5-3-2 por me modulin 4-4-1-1 kundër Skocisë, ku nuk mungojnë risitë edhe me emrat.

E pamundur të imagjinohet një ndryshim mes shtyllave, ku Strakosha ishte njeriu i ndeshjes në fitoren ndaj Izraelit, nuk ndryshon as mbrojtja që shikon edhe një herë Veselin dhe Gjimshitin në qendër me Elseid Hysajn dhe Egzon Binakun nga krahët, ndërkohë që fiton një vend për anti-Skocinë që nga minuta e parë Sabien Lilaj, që do të jetë i rreshtuar para mbrojtjes, duke lënë në stol Migjen Bashën, me Xhakën dhe Memushajn që do të jenë para tij.

Surpriza dhe në krahët e mesfushës, ku emri që katapultohet në formacion është Emanuele Ndoji, me Panucin që ka vendosur ti japë besim të riut të Brescias, ndërsa Gavazaj e starton rregullisht në krahun e djathtë. Në majë të sulmit, Bekim Balaj, që këtë herë e nis titullar me Sindrit Gurin në stol.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 10 Shtator, 2018 20:02