Zbulohet një anije e mbytur e epokës klasike në Greqi

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 23:29

Zbulohet një anije e mbytur e epokës klasike në Greqi

Një studim mbi zonat detare për ndërlidhjen nënujore Kretë-Peloponez ka treguar se është gjetur një anije e mbytur unike e epokës klasike, njoftoi Operatori i Pavarur i Transmetimit të Energjisë (IPTO).

Anija e rrallë u zbulua gjatë inspektimit të shtratit të detit pranë ishullit Kythira për ndërtimin e ndërlidhjes nënujore Kretë-Peloponez, raporton ATSh.

Sipas rezultateve paraprake të hulumtimit të kryer nga Eforati i Antikiteteve Nënujore dhe Qendra Greke për Kërkimet Detare (QHMR), me financim nga IPTO, anija e mbytur, e cila ndodhej në një thellësi prej 222 metrash, daton nga fundi i shekullit të V deri në mesin e shekullit të IV para Krishtit.

Në kuvertën e ngarkesës së anijes së fundosur u identifikuan amforat me origjinë nga Korfuzi, Skopelos dhe Kios, fakt që tregon për aktivitetin e zhvilluar tregtar në detin Egje dhe Jon. 

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 23:29
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.