Zejdi: Nga sot nuk ka grup të përbashkët parlamentar Aleanca-Alternativa

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 21:58 Updated

Zejdi: Nga sot nuk ka grup të përbashkët parlamentar Aleanca-Alternativa

Koordinatori i grupit parlamentar ASH-Alternativa, deputeti Skender Rexhepi-Zejd në emisionin ClickPlus përballë gazetarit Fatmir Aliu ka thënë se falë fjalorit të ulët të kryetarit të Aleancës, Ziadin Sela, nga sot nuk do të ketë më grup parlamentar të përbashkët mes Aleancës dhe Alternativës.

“Unë nuk përdori në fjalorin tim fjalën siç e përdori kryetari i Aleancës “gënjeshtër”.

Unë kam respekt për atë, në veçanti për deputetët e grupit parlamentar të ASH-AA me të cilët deri sot kemi qenë pjesë e një grupi parlamentar, kemi qenë grupi më i mirë në kuvendin parlamentar. Kryetari i Aleancës e ka shumë lehtë që të jap deklaratë që ajo që kam thënë unë ka qenë gënjeshtër, por vallë Sela si do t’i shikojë deputetët e partisë së tij, kur dihet se ata e dijn të vërtetën se cila ka qenë e vërteta atë ditë në Kuvend,” është shprehur Skender Rexhepi-Zejd, deputet i Alternativës.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 21:58 Updated