Zelensky: Rusia po i përdor temperaturat e dimrit si armë të shkatërrimit në masë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 22:59

Zelensky: Rusia po i përdor temperaturat e dimrit si armë të shkatërrimit në masë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka fajësuar Rusinë për përdorimin e temperaturave të dimrit si një armë të shkatërrimit në masë duke goditur infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

“Kremlini dëshiron ta transformojë të ftohtin këtë dimër në një armë të shkatërrimit në masë”, tha presidenti i Ukrainës në një takim të kryebashkiakëve francezë në një video-mesazh.

Për të kaluar dimrin gjatë konfliktit, Zelensky i kërkoi Shoqatës së Kryetarëve të Bashkive Franceze të dërgojë gjeneratorë, mbështetje për operacionet e çminimit dhe pajisje për shërbimet e urgjencës dhe mjekët e Ukrainës.

“Unë ju bëj thirrje që të jeni shumë konkret me ndihmën tuaj dhe të mbështesni qytetet dhe komunitetet tona kundër terrorizmit”, tha ai. /abcnews.al

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 22:59

01
Dhj
Sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, në studio me gazetarën Fatlume Dervishi, në pjesën...
01
Dhj
Të gjitha kontrollet kryhen pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar –...
01
Dhj
Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në situate kur vendi ndodhet para sfidave të...