Zendeli: Bllokada e Kuvendit, angazhim më i madhe për zbulimin e politikave të dëmshme nga kjo Qeveri

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Maj, 2022 22:23

Zendeli: Bllokada e Kuvendit, angazhim më i madhe për zbulimin e politikave të dëmshme nga kjo Qeveri

Bllokadën të cilën e praktikon VMRO-DPMNE të Kuvendit këto ditë, të cilën ne si Lëvizje BESA do ta përkrahim pasi jemi parti opozitare dhe kemi vizion dhe qendrim të përbashkët opozitar. Kështu tha sonte në emisionin “Politica” në Tv GLOBI deputeti i BESËS, Fadil Zendeli, përcjell FLAKA.

Ai tha se ky akt është një aktivitet më intensiv i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Lëvizjes BESA me shpresë se do të ju bashkangjiten edhe deputetë tjerë nga opozita, për të ndaluar, siç ai shprehet, politikat e dëmshme të pushtetit aktual.

“Politikat e dëshme nga ana e shumicës tentojmë t’i nxjerrim në pah dhe opinioni më mirë të jetë i informuar. Nuk bëhet fjalë se Kuvendi nuk funksionon, ai funksionon me parametrat e tij, funksionon edhe mbajtja e seancave plenare, të gjitha komisionet. Idja është për një angazhim më të madhe për zbulimin e politikave të dëmshme nga kjo qeverisje. Këto politika të tyre një kohë të gjatë e kanë futur vendin në kriza ekonomike dhe politike”, deklaroi deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli.

Ajo që ndodh në Kuvend, Zendeli thotë se nuk është e jashtëzakonshme. Sipas tij kjo qeveri e ka sjellur vendin në një situatë të papërshtatshme pasi nuk kanë ide sesi të dalin nga kjo krizë. Ai thotë se pushteti aktual sillet me arogancë duke proklamuar se dinë çdo gjë, e nga ana tjetër, shtoi Zendeli, ato i kanë futur institucionet në borxhe të reja dhe të thella dhe kjo tha ai, i ka plogështuar institucionet e qytetarët jetojnë çdo ditë e më keq. I pyetur nëse nuk ishte momenti i përshtatshëm për të shkaktuar këtë krizë politike pas asaj financiare e energjetike, Zendeli tha se në kohë krizash vendi ynë ka mbajtur zgjedhje dhe nuk e sheh si të dëmshëm verimin e tyre për vendin.

“Ne brenda krizës kemi mbajtur zgjedhje parlamentare në vitin 2020 kur kemi qenë periudhë pandemia globale dhe forcat politike u morën vesh të shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nëse shihet kështu, sebepe do gjinden gjithmonë për mos veprim. Pra, e përsëris përmes kësaj ne dëshirojmë të nxjerrim në pah politika e gabuara dhe të dëmshme që çdo ditë e varfërojnë qytetarin”, shtoi më tej deputeti Zendeli.

Zendeli shprehet i bindur se veprimi i tyre e veprimet që do vijnë në vijim, do ta detyrojnë pushtetin të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai tha se sikurse opozita maqedonase ashtu edhe ajo shqiptare, do të fitojnë zgjedhjet. Zendeli tha se në zgjedhje mund të bashkëpunojnë me ASH-në, por jo edhe me Alternativën.

Duke komentuar veton Bullgare, Zendeli tha se ajo nuk hiqet deri në qershor dhe vendi nuk do ti fillojë negociatat me BE-në me këtë Qeveri. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Maj, 2022 22:23