Zendeli: Kushtet në karantinë në Strugë janë të mira

Desk
By Desk April 19, 2020 10:17

Zendeli: Kushtet në karantinë në Strugë janë të mira

Shtetasit që kanë arritur nga Italia përmes linjës rrugore me autobusë dhe që janë vendosur në karantinë shtetërore në Hotel Drimi në Strugë, shprehen të kënaqur nga kushtet ku po kalojnë karantinën 21 ditore. 

Mubera Zendeli, një nga shtetaset që u kthye nga Italia, thotë për Gostivari Sot që kushtet janë të mirë, dhe pas një udhëtimi të gjatë tashmë janë akomoduar në hotel në kushte të mira.

“Është shumë mirë. Nuk kam koment për kushtet në të cilat ndodhemi. Na është bërë mirë pas një udhëtimi të gjatë gati 38 orësh”, tha për Gostivari Sot, Mubera Zendeli e cila u kthye nga Italia përmes Agjencisë Turistike Durmo Tours.

Ashtu siç njoftoi ekskluzivisht Gostivari Sot, të më 17 Prill në orë e vona të natës, mbërrini konvoj me 61 shtetas të Maqedonisë së Veriut që ishin nisur një ditë më parë nga Italia.

Një nga Agjencitë Turistike që ishte pjesë e organizimit të kthimit të organizuar të shtetasve të RMV, që për arsye të ndryshme kishin udhëtar atje dhe pastajnuk kishin mundësi të kthehen në vendlinje përshkak të CoVid-19  dhe mbylljes së kufijve, është edhe Agjencia Turistike Durmo Tours.

Maliq Beluli në prononcimin për Gostivari Sot njoftoi që pikënisja e tyre ka qenë nga Roma dhe Trentoja, për të vijuar edhe me qytete të tjera. Udhëtimi është bërë me dy autobusë. Beluli potencoi që udhëtimi ka qenë i organizuar sipas protokolit dhe në konvoj.

“Dëshiroj të potencoi që udhëtimi ka qenë i organizuar konform kriteriumeve të paracaktuara. Në një autobus nuk ka pasur më tepër se 21-22 udhëtarë. Është krijuar distanca e nevojshme mes udhëtarëve të cilët poashtu, ishin me mbrojtje përkatëse, maska dhe doreza”, deklaroi për Gostivari Sot, Maliq Beluli.

Ai njoftoi që nuk ka pasur ndonjë problem nëpër kufijë, pasi udhëtimi ka qenë i organizuar dhe me protokol. Nga hyrja e Kroacisë dhe deri në Strugë, konvoj ka qenë në përcjellje të organeve të rendit, respektivisht Policisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Beluli njoftoj që udhëtimi është organizuar sipas të gjitha standardeve të caktuara, duke faleminderuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ambasadën e RMV në Itali, që ua besojë atyre si kompani për t’i transportuar disa pasagjer të Maqedonisë së Veriut të cilët kishin ngelur në Itali përshkak të pandemisë COVID-19. Me këtë Agjenci udhëtuan mbi dyzet  udhëtarë.

Ata do të kalojnë 21 ditë karantinë shtetërore në hotelin “Drim” në Strugë, në pajtim me vendimin nga mbledhja e 40-të e Qeverisë, e cila ka të bëjë me pranimin e udhëtarëve të cilët vijnë nga vende me rrezik të lartë sipas listës së Organizatës botërore të shëndetësisë.

Edhe këtë konvoj e ka organizuar MPJ e Maqedonisë së Veriut, me ndihmesë të drejtpërdrejtë të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut. Gostivari Sot 

 

 

Desk
By Desk April 19, 2020 10:17