Zenit dhe Lazio ndajnë pikët

Desk
By Desk November 4, 2020 23:07

Zenit dhe Lazio ndajnë pikët

Zenit dhe Lazio kanë ndarë pikët duke barazuar 1:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të grupit F në Ligën e Kampionëve.

Për rusët, që morën pikën e parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve, golin e epërsisë e shënoi Aleksandr Erokhin, në minutën e 32’.

Vedat Muriqi në këtë takim u paraqit për 59 minuta.

Pikërisht, zëvendësuesi i Muriqit, Felipe Caicedo, shënoi për golin e barazimit për Lazion.Pas tri xhirove, Lazio numëron pesë pikë, ndërsa Zenit një pikë./Lajmi.net/

Desk
By Desk November 4, 2020 23:07