Zeqiri: Koronavirusi zvogëloi për 75 milionë euro të hyrat buxhetore

Desk
By Desk April 16, 2020 21:37

Zeqiri: Koronavirusi zvogëloi për 75 milionë euro të hyrat buxhetore

Nëse masat kufizuese zgjasin 70 ditë minusi do shkoj mbi 160 milionë euro.

Izet Zeqiri

Si rezulltat i Covid 19 humbjet e ekonomisë dhe të shtetit janë evidente dhe mundet të maten. Si rezulltat i krizës COVID 19 deri tashë vetëm të hyrat e shtetit janë zvogëluar për 75 milionë euro pa mos llogaritur humbjet e bizneseve. Edhe pse qeveria nuk i bënë transparente numrat nga përllogaritjet e bëra rezullton se në muajin mars kemi patur humbje të të hyrave buxhetore për 29 milionë euro. Nese të hyrat e shtetit në muajin mars të 2019 ishin 237 milion euro, realizimi i të hyrave në muajin mars të 2020 ishin për 14,28% më të vogla, gjithësej të realizuara 208 milonë euro. Kurse dy javët e para të muajit prill kemi zvogëlim të të hyrave buxhetore për 46 milion euro, karahasuar me dy javët e para të prillit të 2019 zvogëlimi është për 38,15%.

Shih tabelën. Nëse mbyllja shkaku i virusit corona do të zgjat 70 ditë atëherë minusi në arkën e shtetit do të shkonte mbi 160 milonë euro.

Janë të pamjaftueshme shkurtimet që i bëri qeveria prej 106.3 milonë euro të shfrytëzuesvë të ndryshëm buxhetor. Qeveria duhet të zvogëloj ende edhe një pjesë të pozicioneve të mallrave dhe sherbimeve në buxhet, të zvogëloj shpenzimet e udhëtimeve dhe mëditjet, mirëmbatjet e ndryshme dhe një pjese të shërbimeve të kontraktuara. Ajo duhet të zvogëlon të gjitha projektet populiste që u planifikuan për shkakë të zgjedhjeve. Qeveria duhet të heq dorë nga investimet jo prioritare kapitale të cilat nuk janë prioritet në këtë kohë të pandemisë, kur është rezikuar shëndeti i qytetarëve.

Prandaj paratë për investimet kapitale dhe objekte të tjera infrastrukturore që janë planifikuar 380 milionë euro, duhet të ridestinohen dhe të orientohen në menaxhimin e krizës dhe përkrarjen e bizneseve që kërkojnë masa për kufizimin e ndikimit ekonomik të pandemisë.Është e domodoshme krahas masave për distancimin social dhe masave tjera mbrojtëse duhet të vazhdohet me testime dhe të hapet mundësia për punë e bizneseve në mënyrë që humbjet të jenë sa më të vogla. Ka degë ekonomike të cilat mundet të fillojnë të punojnë pa kufizime por duke respektuar masat.

Desk
By Desk April 16, 2020 21:37