Zeqiri: Zaev qëllimisht krijon panikë për buxhetin

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 28, 2020 19:35

Zeqiri: Zaev qëllimisht krijon panikë për buxhetin

Nuk është aq alarmante puna e buxhetit, sa e bëjnë krerët e vendit, mendoj se qëllimi është të mos ndjeken vendet e regjionit në masat për përkrahjen e drejtëpërdrejt të ekonomisë.

Nga Izet Zeqiri

RVM ka të planifikuara të realizon të hyra 3,614 milion euro për vitin 2020. Në muajin e parë dhe të dytë, të hyrat janë realizuar shumë mirë edhe ate në muajin Janar janë realizuar 253.6 milion euro, kurse nëj muajin e dytë 255.7 milion euro që do të thotë afër 15%.

RVM deri në fillimin e krizës të hyrat i ka realizuar shumë mirë.Unë nuk besoj se të hyrat do të pësojnë rënie drastike nën 180 milion euro edhe në muajin Mars skenarimë i keq.

Këto matematika paushale rreth krizës, do të mungojnë kaq apo aq miliona euro në buxhet, krijojnë panikë të qëllimshme dhe po bëhen me qëllim që qeveria të arsytohet para presionit të biznesit.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 28, 2020 19:35