Zëvendës Kryeministri Nikollovski i caktuar për të monitoruar dhe zbatuar Kodin e ri të Etikës

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 29, 2020 21:13

Zëvendës Kryeministri Nikollovski i caktuar për të monitoruar dhe zbatuar Kodin e ri të Etikës

Në seancën e sotme, me sugjerim të Kryeministrit Zoran Zaev, Qeveria caktoi Lupço Nikollovskit, Zëvendës Kryeministër i ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe burimet njerëzore, për të monitoruar dhe zbatuar Kodin e ri të Etikës për anëtarët e Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga Qeveria, përcjell FLAKA.

Brenda kësaj pike, njoftoi sot shërbimi për shtyp i qeverisë, anëtarët e qeverisë nënshkruan një Deklaratë të pranimit të dispozitave të Kodit të ri të Etikës për anëtarët e Qeverisë dhe mbajtësit e funksioneve publike të emëruar nga Qeveria. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 29, 2020 21:13