Zëvendëskryeministri Abazi: Reciprociteti pastaj heqja e taksës

Zëvendëskryeministri Abazi: Reciprociteti pastaj heqja e taksës

Zëvendëskryeministri Abazi ka komentuar deklaratat e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Richard Grenell për heqjen e taksës pa reciprocitet.

Ai në një prononcim për Ekonomia Online theksoi se Bashkësia Ndërkombëtare është koncentruar drejt zgjidhjes së probleme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Andaj tha se taksa do të hiqet vetëm me reciprocitet,  pasi që është masë e njohur ndërkombëtarisht që merret mes shteteve, gjë të cilën e aplikon edhe ShBA-ja.

“Është bërë një diskutim në nivel media, se sa që është bërë diskutimi për nisjen e dialogut në përgjithësi. Mbetet të shihet që pozicionimet e palëve në negociata përfshirë edhe Bashkësinë Ndërkombëtare e cila është e koncentruar drejt gjetjes së zgjidhjes së problemit. Jo vetëm në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë por deri te arritja e njohje së dyanshme. Cili do angazhim që bie në përfundimin e gjetjes së qëndrueshme dhe njohës së dyanshme që me automatizëm përcakton ndërprerjen e fushatës së Serbisë kundër njohjeve”, tha ai.

Zëvendëskryeministri potencoi se Kosova do të hyjë në negociata me Serbinë vetëm si dy shtete të barabarta.

“Ne jemi të qartë me hapat që do të merren për të arritur që nga taksa të kalojmë në reciprocitet. Si masa të njohura të marrëdhënieve ndërkombëtare mes shteteve. Edhe SHBA dhe vendet e ndryshme marrin vendime të tilla ku aplikohet reciprociteti. Tentimi i BE-së për dialogun është për të krijuar hapësirë që vështirëson procesin e negociatave. Pjesë e dialogut janë edhe largimi nga çfarëdo pozite që është krijuar në të kaluarën për Kosovën, qoftë ai për korrigjim kufijsh, ndarje e të tjera. Po të hyjmë në negociata si dy shtete të barabarta”, u shpreh Abazi për EO.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 12 Shkurt, 2020 20:01

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.