Zëvendëskryeministri Dimitrov në takim onlajn në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 20:21

Zëvendëskryeministri Dimitrov në takim onlajn në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”

Pas takimit të punës në Beograd të mbajtur javën e kaluar, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov si përfaqësues i Qeverisë, bashkë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama sot kanë marrë pjesë në takimin onlajn në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”.

Në takim, siç ka njoftuar SÇE kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të Odave ekonomike nga tre vende dhe institucione kompetente ose ministritë resorë për Financa, Ekonomi dhe Bujqësi si dhe agjencitë nacionale për siguri dhe ushqim dhe drejtoritë doganore dhe tatimore me qëllim të vërtetohen pikat problematike për lehtësim të tregtisë me fokus të vetëm në importin, eksportin dhe transitin e mënyrat praktike për tejkalimin e tyre, si hapa që duhet të ndërmerren deri në takimin e ardhshëm të liderëve në Tiranë e paraparë në dhjetor të këtij viti.

Dimitrovi ka thënë se edhe krahas vullnetit të fuqishëm politik, ekzistojnë mekanizmat e vendosura që duhet të vihen në funksion që të jepen rezultate konkrete.

“Sfida jonë për periudhën e ardhshme është si ta tejkalojmë pengesën që ka të bëjë me implementimin adekuat të masave dhe aktiviteteve të dakorduara që me përcaktim të përbashkët është absolutisht e mundur”, ka thënë Dimitrovi.

Koordinimi ka rezultuar me caktimin e terminit për takim pune në nivel të institucioneve kompetente, ku në këtë drejtim është theksuar edhe roli i Këshillit të implementimit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 20:21
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.