Zgjdhjet në Tetovë. Ja sa vota dhe nga sa këshilltarë fituan partitë politike | Tabela

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2022 11:48

Zgjdhjet në Tetovë. Ja sa vota dhe nga sa këshilltarë fituan partitë politike | Tabela

Në zgjedhjet e 20 Gushtit për Këshillin Komunal në Tetovë, Lëvizja Besa grumbulloi 9620 vota kundrejt BDI me 8702, njofton Flaka duke u thirrur në rezultatet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor – KSHZ.

Parti e tretë më e votuar pason VMRO-DPMNE me 3332, pastaj LSDM me 1953, Alternativa me 1118, PDSH 1058, Aleanca për Shqiptarët me 777, Grupi i Zgjedhësve Elmedina Abdullai me 761, Levica me 646, PDT 334, PERR me 371, Grupi i Zgjedhësve Agon Zaimi me 206, si dhe Integra me 161 vota.

Sakaq, Nga gjithsej 13 subjekte që garuan në zgjedhjet e parakohshme të 20 Gushtit, vetëm gjashtë nga ata do të përfaqësohen në përbërjen e ardhëshme të Këshillit Komunal në Tetovë, njofton Flaka duke u thirrur në rezultatet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor – KSHZ.

Në Këshill do të përfaqësohen Lëvizja Besa, BDI, VMRO-DPMNE, LSDM, Alternativa dhe PDSH, ndërsa jashtë do të mbeten Aleanca për Shqiptarët, dy grupet e zgjedhësve Elmedina Abdullai dhe Agon Zaimi, Integra, Levica, PDT dhe PERR.

Dallimi mes partisë së parë dhe të dytë për sa u përket numrit më të madh të votave të grumbulluara është një këshilltar. Lëvizja Besa do të ketë 12 Këshilltarë, BDI 11, VMRO-DPMNE 4, LSDM 2 dhe nga një Alternativa dhe PDSH. Flaka

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2022 11:48