Zgjdhjet në Tetovë. Të drejtë vote kishin 84.072, mirëpo votuan vetëm 29.690 votues

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2022 12:10

Zgjdhjet në Tetovë. Të drejtë vote kishin 84.072, mirëpo votuan vetëm 29.690 votues

Në zgjedhjet e parakohshme për Këshillin komunal të Tetovës, të drejtë vote kishin 84.072, mirëpo votuan vetëm 29.690 votues. Ndërkohë, të pavlefshme u shpallën 651 fletëvotime, njofton Flaka

Fletëvotime të papërorurura kanë ngelur 54.382. Respektivisht dalja në votime ka qenë rreth 35.31%.

Lëvizja Besa grumbulloi 9.620 vota kundrejt BDI me 8.702, njofton Flaka duke u thirrur në rezultatet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor – KSHZ.

Të dhëna zyrtare të siguruara nga KSHZ

Parti e tretë më e votuar pason VMRO-DPMNE me 3.332, pastaj LSDM me 1.953, Alternativa me 1.118, PDSH 1.058, Aleanca për Shqiptarët me 777, Grupi i Zgjedhësve Elmedina Abdullai me 761, Levica me 646, PDT 334, PERR me 371, Grupi i Zgjedhësve Agon Zaimi me 206, si dhe Integra me 161 vota. Flaka

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2022 12:10