Zgjedhja e Filipçes, sërish zgjedhje për Qendrën e re Klinike

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Korrik, 2022 21:39

Zgjedhja e Filipçes, sërish zgjedhje për Qendrën e re Klinike

Vele Pole sërish në lojë për një qendër të re klinike. Analizat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë treguan se vendndodhja e ministrit të mëparshëm plotësonte nevojat e kompleksit klinik. Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, më së shumti pikë ka kazerma Ilinden, e cila bie për shkak të zhvillimit që ishte planifikuar për këtë vend. E dyta në listë është Vele Pole, e cila para disa muajsh nuk ishte në përzgjedhjen e organeve shëndetësore, e kundër këtij vendimi u shpreh edhe VMRO-DPMNE opozitare, përcjell FLAKA.

Sali, për dallim nga Filipçe, planifikon që objektin klinik, fakultetet dhe institutet t’i ketë në një vend, kurse paralelisht me ndërtimin në Shkup do të ketë ndërtim dhe renovim të spitaleve në Shtip, Manastir, Kumanovë, Tetovë. Tani për tani askush nuk flet për para dhe kreu i shëndetësisë nuk anon nga qëndrimi se një klinikë e re është prioriteti i tij numër një.

“Është një projekt kompleks që kërkon disa gjëra, përfshirë edhe kuadrin financiar. E dini, 70 për qind është përgatitje dhe 30 për qind është realizimi i projektit”, thotë Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë (29.07.2022)

Ministri Sali, ndryshe nga paraardhësi i tij, ngriti edhe një komitet politik për të gjetur bashkërisht një zgjidhje. Ata kanë pasur vetëm një takim deri më tani dhe në këtë moment përfaqësuesit e opozitës nuk kanë qenë në dijeni se Vele Pole është kthyer në lojë. VMRO-DPMNE e tregoi si propozim 8 shtatorin, i cili, nga ana tjetër, tani është në listën për ngritjen e kapaciteteve, por jo për një kompleks të ri klinik.

Kur do të hidhen themelet, askush nuk mund të thotë apo hamendësojë. Nuk ka para për këtë kompleks në ribalancimin e buxhetit. Por ajo që dihet është se prej 13 vitesh çdo ministër i Shëndetësisë, kur vjen në detyrë, rendit si prioritet ndërtimin e kompleksit klinik. Bëjnë analiza, projekte, kërkojnë lokacione dhe shpenzojnë para për ekspertizë, por objekt askush nuk sheh. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Korrik, 2022 21:39