Zgjedhjet e 12 prillit, Nuhiu: Verdikti i popullit përcakton ardhmërinë e vendit

Desk
By Desk March 7, 2020 19:04

Zgjedhjet e 12 prillit, Nuhiu: Verdikti i popullit përcakton ardhmërinë e vendit

Bazuar në analizat e bëra të cikleve të mëhershme zgjedhore, analistët në vend pohojnë se dalja dhe interesimi i elektoratit shiptarë për të votuar , gjithnjë e më shumë po zbehet.

Madje partitë politike shqiptare e kanë të vështirë të sensibilizojnë elektoratin dhe jehona në ditën e votimit të arrijë në mbi 50%.

Politikologu Qani Nuhiu për TVM2 potencoi se zakonisht partitë politike përqëndrohen vetëm tek përkrahësit e tyre, por shumë pak punohet për të thither vote nga elektorati i pa përcaktuar të cilët determinojnë edhe fituesin e zgjedhjeve.

“Dalshmëria në Zgjedhje në Maqedonin e Veriut tek shqiptarët tradicionalishtë eshtë më e vogël, arsyeja pse është kështu duhet të kërkohet tek motivimi i qytetarëve pse nuk dalin në zgjedhje, faktori i dytë është se një pjesë e njerzve ndodhen jashtë, që do të thotë se duhet të ndërmeret diqka. Partitë politike zakonishtë dhe tradicionalishtë kanë ndikim tek elektorati më besnik i tyre që zakonishtë dalin të votojnë, por problemi është tek elektorati që është i pa përcaktuar, që zakonishtë përcaktohet në ditët e fundit të fushatave zgjedhore, por edhe fituesin zakonishtë e përcaktojnë elektorati i cili përcaktohet në ditët e fundit”, u shpreh politikologu Qani Nuhiu.

Nuhiu pohon se verdikti i popullit është parasëgjithash përcaktuesi kryesor i ardhmërisë së qytetarëve, dhe në këtë drejtim roli i subjekteve politike është që gjatë fushatës të ofrojnë një program të mirfilltë, cilësor të cilin më pas edhe ta realizojnë.

“Personalisht mendoj se përsëri nuk do të kemi një dalshmëri shumë të madhe nga shkaku se përsëri na përsëriten të njëjtat dukuri në shoqëri, apo një abstenim i qytetarëve nga vota, që shikuar nga prizmi i ndërtimit të demokracisë është nja qasje jo-racionale. Njerëzit nuk dalin në votime për partitë politike, por dalin për vetën e tyre, që të ndërtojë demokraci për vetvetën dhe për ardhmërin e fëmijëve të tyre. Rol të madhë do të kenë edhe fushatat nëse janë korekte me një diskurs public më të matur që të prezantojnë platformat dhe jo të merren me kundërshtarët public drejtpërdrejt, e cila është një factor psikologjik, e dytë është platforma qka do të ofrojnë dhe e treat, cilësia e kandidatëve që do të jenë në listat”, theksoi Nuhiu.

Sipas Nuhiut tash më një kohë po vërehet edhe një dëshpërim tek qytetarët për shkak të shpërndarjes së shumë subjekteve politike, të cilat me një model zgjedhorë sic e ka Maqedonia ndikon në zvoglimin e numrit të deputetëve shqiptarë.

Desk
By Desk March 7, 2020 19:04