Zgjedhjet e parakohëshme, LSDM: 14 qershori, datë optimale

Desk
By Desk May 11, 2020 19:23

Zgjedhjet e parakohëshme, LSDM: 14 qershori, datë optimale

Mbeten akoma dallimet midis partive politike lidhur me datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

14 qershori është data që LSDM-ja vlerëson se duhet mbajtur zgjdhjet. Sipas tyre nuk nevojiten dy muaj nga gjendja e jashtzakonshme për organizimin e tyre.

“Nuk do të thotë se ekziston afat prej 60 ditësh të cilët duhet të kalojnë nga fundi i gjendjes së jashtëzakonshme, deri në ditën e zgjedhjeve. Ne mendojmë se zgjedhjet me të vërtetë duhet të mbahen më 14 qershor si një datë optimale. Sigurisht, këtë e themi nëse gjërat edhe më tej ecin siç kanë ecur ditët e fundit” – u shpreh Snezhana Kaleska Vançeva nga rradhët e LSDM.

Zgjedhjet e parakohëshme, VMRO-DPMNE: Kemi plan që na çon në zgjdhje

Nga partia e Hristijan Mickoskit thonë se nuk duan të licitojnë me data konkrete, por paralajmëruan se në takimin e liderëve do të shkojnë me plan konkret.

“VMRO-DPMNE-ja nesër do të shkojë në takim me planin e saj për dalje nga kjo krizë i cili do të na çojë deri në mbajtjen e zgjedhjeve por zgjedhje në të cilat do të jemi të sigurt se asnjë jetë e qytetarëve nuk rrezikohet dhe asnjë qytetarëve nuk do të sëmuret” – deklaroi Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Nikollovski.

Zgjedhjet e parakohëshme, Thaçi: PDSH gati për zgjedhje në qershor

Ndërkohë PDSH vlerëson se afati i parë i përshtatshëm, do të ishte menjëherë pas Bajramit.

“PDSh është e mendimit se zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen dhe ne jemi gati dhe të përgaditur që menjëherë pas ditës parë të Bajramit të vazhdojmë kampanjën. Ne kërkojmë sigurisht edhe në takimin e liderëve që të ndalet keqpërdorimi institucional nga BDI-ja, e cila ka 99% pushtetin te shqiptarët, kushtëzimet në administratë duhet të ndërpriten, kontratat fiktive për punësim në institucione të ndryshme, kontrolli mediumeve shtetërore, mekanizmi ilegal i blerjes së votës” – tha Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

BDI-ja kërkon datë të shpejtë të zgjedhjeve, në rast se vlerësimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse është në favor të procesit zgjedhor, kurse Aleanca për Shqiptarët mendon se zgjedhjet duhet mbajtur në fund të korrikut ose në fillim të gushtit. (TVM2)

Desk
By Desk May 11, 2020 19:23