Zgjedhjet e parakohshme, çfarë do të ndodh me regjistrimin e popullsisë?

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 21, 2019 19:52

Zgjedhjet e parakohshme, çfarë do të ndodh me regjistrimin e  popullsisë?

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Apostol Simovski, paralajmëron ndryshimin e afatit për regjistrimin e popullatës, që ishte paraparë të mbahet në prill të vitit të ardhshëm, për shkak të shpalljes së zgjedhjeve. Sipas tij, zgjedhjet dhe regjistrimi në të njëjtën kohë pothuajse janë të pamundura.

“Edhe ne jemi prekur me vendimin për zgjedhje të parakohshme parlamentare për shkak se bëhet fjalë për terminin që ishte paraparë për mbajtjen e regjistrimit të popullsisë. Regjistrim dhe zgjedhje njëkohësisht pothuajse janë të pamundura, pasi është e mundur që regjistrimi të keqpërdoret për fushatë nga ana e partive dhe e kundërta, gjatë zhvillimit të regjistrimit politika të inkuadrohet në regjistrim, prandaj kudo në botë shmanget që këto termine të jenë njëkohësisht. Regjistrimi është operacion statistikor dhe duhet të mbetet i tillë”,- tha drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Apostol Simovski.

Regjistrim do të ketë, por nuk e dimë kur do të ketë, tha Simovski, i cili tha se për regjistrim do të konsultohet me Qeverinë, Kuvendin dhe me institucionet tjera që ndërlidhen me organizimin e regjistrimit. Ligji për regjistrimin ndodhet në procedurë kuvendore. Qeveria është parashtrues i Ligjit, por nuk dihet nëse Kuvendi do ta miratojë para shpërbërjes.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 21, 2019 19:52