Zgjedhjet, interpretime të ndryshme të kodit dhe dekretit

Desk
By Desk May 7, 2020 19:14

Zgjedhjet, interpretime të ndryshme të kodit dhe dekretit

Ashtu si vjen fundi i gjendjes së jashtëzakonshme, qeveria dhe opozita nuk lëvizin nga qëndrimet për atë se kur do të mbahen zgjedhjet. Të parët besojnë se procesi zgjedhor duhet të vazhdojë aty ku u ndërpre, ndërsa këta të fundit besojnë se duhet të fillojë nga fillimi. Sipas ish kryetarit të KSHZ-së Aleksandar Novakovski, dita e zgjedhjeve tashmë është caktuar me një dekret të Qeverisë të botuar në Gazetën Zyrtare, i cili kërkon që veprimi zgjedhor të vazhdojë një ditë pasi të pushojë gjendja e jashtëzakonshme.

Afati prej 60 ditëve që përmendet, nuk marrin vendim liderët e partive politike, por kjo tek ne u bë praktikë. Ata mund të merren për ndonjë afat të caktuar, por ligji nuk e thotë këtë. Për këtë mendoj që afatet për zgjedhje të jashtëzakonshme, kurse këto janë zgjedhje të parakohshme sepse u shpallën, të gjitha afatet shkurtohen nga 5 ditë, kështu që, nëse vazhdojnë aty ku kanë mbetur, nuk duhet më shumë se 30 ditë- deklaroi Aleksandar Novakovski, Ish Kryetar i KSHZ-së.

Nga ana tjetër, ish anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi vlerëson që problemi më i madh do të jetë përditësimi i listës zgjedhore.

Alsat kontaktoi edhe me anëtarët e tanishëm të KSHZ-së, por edhe mes tyre ka mendime të ndryshme. Sipas disave procesi zgjedhor duhet të fillojë nga e para, që do të thotë edhe lista të reja të kandidatëve, ndërsa të tjerët mendojnë se zgjedhjet vazhdojnë aty ku kanë ngelur, por vetëm të përditësohet lista e votuesve për çka nevojiten vetëm 15 ditë. Vendimi me siguri do të merret në takimin e liderëve që pritet të mbahet javën e ardhshme.

Desk
By Desk May 7, 2020 19:14