Zgjedhjet lokale 2019, 5 kandidatët në Ohër premtojnë garë korrekte

Desk
By Desk 1 Prill, 2019 19:21

Pesë kandidatët për garën për kryetar komune në Ohër, Xhemail Mena nga Besa, Mitre Milosheski nga VMRO-DPMNE, Konstatin Georgevski nga LSDM-ja, Stevçe Stevovski nga “Demokratët” dhe Mihail Trendafilov nga Unioni Demokratik Qytetar, filluan fushatën e tyre me premtimin për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Trëndafilov u ankua për ndarje të padrejtë të buxhetit për fushatë.

“Pres që pas këtij nënshkrimi që kemi dhënë për 21 prill zgjedhjet të jenë të drejta dhe demokratike, uroj sukses për të gjithë”,- deklaroi kandidati për kryetar të Ohrit – Lëvizja Besa, Xhemail Mena.

“Unë personalisht mund të them se në zgjedhje nga goja ime nuk do të ketë një fjalë të keqe. Nuk do të ketë para në duart e mia. Unë këtë fushatë do ta kalojë më ndershmëri”,- tha kandidati për kryetar të OHRIT -VMRO-DPMNE, Mitre Milosheski.

“Unë jam i angazhuar dhe garantoj se gjithçka do të bëhet që këto zgjedhje të jenë të drejta dhe demokratike”,- u shpreh kandidati për kryetar të Ohrit – LSDM, Konstatin Georgevski.

“Në të ardhmen, ne duhet të kemi besim ndaj shtetit dhe shteti ndaj nesh, që do të thotë se ky besim aktualisht është humbur”,- u shpreh kandidat për kryetar të Ohrit – Demokratët, Stevçe Stevovski.

“Nuk mendoj se zgjedhjet janë të drejta. Si mund të jetë e drejtë kur për dikë janë ndarë miliona për të shpenzuar për zgjedhje, kurse dikujt as për gjysmë bilbordi”,- theksoi kandidati për kryetar të Ohrit – Unioni Demokratik Qytetar, Mihail Trendafilov.

Zgjedhjet në Ohër pas vetëm 1 vit e gjysmë nga zgjedhjet e rregullta, mbahen për shkak të vdekjes së papritur të kryetarit të komunës së Ohrit, Jovan Stojanoskit. (Tvm2)

Desk
By Desk 1 Prill, 2019 19:21