Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Zgjedhjet lokale 2019, Duka fitoi në Dibër, balotazh në Ohër e Novo Sellë

Zgjedhjet lokale 2019, Duka fitoi në Dibër, balotazh në Ohër e Novo Sellë

Redaksia

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 21 prillit, Dibra zgjodhi kryetarin e ri të komunës, por Ohri dhe Novo Sella shkojnë në balotazh më 5 maj. Kandidati i BDI-së, Hekuran Duka, fitoi mbi 50% të votave në Dibër, në Ohër në balotazh shkojnë kandidatët e LSDM-së dhe VMRO-së që morën më shumë vota se kandidatët e tjerë në garë, në Novo Sellë të njëjtët kandidatë do të garojnë sërish, pasi asnjëri prej tyre nuk fitoi mbi 50% të votave në rrethin e parë.

Për BDI-në fitorja e Dukës ishte e pashmangshme, Aleanca për Shqiptarët e pranoi humbjen, por akuzoi pushtetin ekzekutiv se nuk bëri ndarjen mes qeverisjes dhe interesave partiake.

“Dibra dhe dibranët edhe më tej vazhdojnë të mbeten një bastion i fuqishëm dhe një qendër e fuqishme e BDI-së dhe të Ali Ahmetit. Dibra dhe dibranët sot tregojnë një pjekuri të lartë, një qytetari të lartë dhe jo vetëm sot dhe gjatë gjithë fushatës zgjedhore, por kjo fushatë u kurorëzuara me fitoren e dr. Hekuran Dukës”,- tha zëdhënësi i shtabit qendror zgjedhor të BDI-së, Arbër Ademi.

“Humbëm diku me 250 vota në komunën e Dibrës dhe shfrytëzoj rastin që t’i përgëzoj dibranët të cilët kanë qenë nën presion të paparë gjatë gjithë fushatës. Keni parasysh se ministrat e kabinetit të qeverisë të cilët gjatë gjithë fushatën kanë qenë prezentë në Dibër, duke bërë thirrje që qeveria t’i qëndrojë mbrapa kandidaturës së Hekuran Dukës dhe kjo është në kundërshtim total ndaj rekomandimeve të PRIBE-së, rekomandime të cilat aq shumë kanë qenë të thirret qeveria e re që kërkon që të ndahet pushteti nga partitë politike”,- u shpreh kryetari i ASh-së, Ziadin Sela.

Në rrethin e dytë në Ohër forcat do t’i masin kandidati i LSDM-së, Konstatin Gergievski dhe Mitre Milloshevski nga VMRO-DPMNE, ndërsa në Novo Sellë Nikollçe Sotillkov nga VMRO-DPMNE dhe Nikolla Andonov nga LSDM.

Continue Reading

Previous: Kjo është vetura në të cilën u vra Elham Sallahu dhe djali tij 8 vjeçar
Next: Dita e planetit Tokë, fëmijët në aksion për mbjelljen e luleve

Të ngjashme

20210410113653 Javën e ardhshme do të dihet modeli i dëmshpërblimit të gastronomëve

Javën e ardhshme do të dihet modeli i dëmshpërblimit të gastronomëve

Redaksia
20210409202316 A po dështon imunizimi masiv në Maqedoninë e Veriut?

A po dështon imunizimi masiv në Maqedoninë e Veriut?

Redaksia
velo-markovski Markovski për akuzat nga Filipçe: Ministri është anti-vaksinuesi më i madh

Markovski për akuzat nga Filipçe: Ministri është anti-vaksinuesi më i madh

Redaksia

TË FUNDIT

Sosiedati-780x470 Sosiedati ia dedikon trofeun heronjëve të vërtetë

Sosiedati ia dedikon trofeun heronjëve të vërtetë

ZHrgrova-780x470 Zhegrova me 2 gola siguron fitoren Bazellit

Zhegrova me 2 gola siguron fitoren Bazellit

514854-WaJqRzi285 Albumi i Lipës renditet si më i shitur i 2021-tës në Mbretërinë e Bashkuar

Albumi i Lipës renditet si më i shitur i 2021-tës në Mbretërinë e Bashkuar

2 Justin Bieber mban koncert privat me nxënësit në një shkollë

Justin Bieber mban koncert privat me nxënësit në një shkollë

111 Vizitoi Kosovën në 2013, videoja kur DMX kërcente valle shqiptare

Vizitoi Kosovën në 2013, videoja kur DMX kërcente valle shqiptare


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.