Zgjedhjet, LSDM preferon Qershorin, VMRO Korrikun ndërsa për BDI prioritet mbetet pandemia

Desk
By Desk May 6, 2020 10:22

Zgjedhjet, LSDM preferon Qershorin, VMRO Korrikun ndërsa për BDI prioritet mbetet pandemia

Dy partitë politike maqedonase më të mëdha u deklaruan për terminët e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve.

Për LSDM-së, zgjedhjet duhet të mbahen diku ka mesi i qershorit ndërsa për VMRO-DPMNE-në zgjedhjet duhet të mbahen menjëherë pasi krijohen kushtet për zgjedhje, përkatësisht në korrik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dy liderët e partive politike maqedonase në televizionin 24 shprehën qëndrimet e tyre tashmë të ditura rreth mbajtjes së zgjedhjeve.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev thotë se nëse gjendja me coronavirusin lejon mbajtje të zgjedhjeve dhe se ka mjaft kohë që në fund të qershorit të përfundojnë të gjitha aktivitetet.

“Duhet të jemi përgjegjës ndaj shtetit, ta pranojmë momentin e parë ndaj zgjedhjeve”, tha Zaev duke sqaruar qëndrimin se është për zgjedhje në qershor.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se nuk është koha për zgjedhje, por menaxhimi me pasojat pandemisë nga coronavirusi si në kuptim shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik. Zgjedhjet, sipas tij, duhet të mbahen menjëherë kur të krijohen kushte, apo në mes të muajit korrik duke marrë parasysh se nëse nuk vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme, që përfundon në mes të muajit maj, KSHZ-së i nevojiten së paku 50-60 ditë për përgatitje.

Sipas tij tani s’duhet të ketë zgjedhje, për shkak se jemi në mes të epidemisë, përkatësisht pandemisë, dhe se në fushatë zgjedhore nuk ka kuptim të ketë të infektuar të rinj dhe persona eventual të vdekur.

Nga BDI thonë se zgjedhjen aspak nuk janë në agjendën e tyre.

“Ne kemi dy qëllime kryesore, njëra është kriza shëndetësore me pandeminë dhe problemet socio-ekonomike që po krijohen”, thotë Bujar Osmani.

Ndryshe, më 12 maj duhet të mbahet takimi i liderëve te presidenti Stevo Pendarovski ku do të bisedohet edhe për zgjedhjet.

Desk
By Desk May 6, 2020 10:22