Zgjedhjet, mbahet sot takimi i liderëve

Desk
By Desk December 28, 2019 10:29

Zgjedhjet, mbahet sot takimi i liderëve

Sot në kompleksin “Ilindenska” takohen kryeministri Zoran Zaev, kryetari i opozitës Hristijan Mickoski dhe aleati kryesor i qeverisë Ali Ahmeti. Liderët e tre subjekteve më të mëdha politike do të diskutojnë për Qeverinë teknike të 3 janarit.Mbrëmjen e djeshme kryeministri Zoran Zaev, pas mbledhjes së Kryesisë së partisë tha se kanë vendosur që kryeministri teknik të jetë ministri aktual i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Ndërsa Milla Carovska, zv.kryeministre për Çështje Ekonomike.

Zëvendësministër plotësues në Ministrinë e Brendshme, Sllavanka Petrovska, shef kabineti i deritanishëm i Spasovskit. Zëvendësministër për Punë dhe Politikë sociale, Sanella, shef i deritanishëm i kabinetit të Carovskës. Bojan Mariqiç, sekretar i ri për Marrëdhënie Ndërkombëtare i LSDM-së.Zaev gjatë prononcimit për media shtoi se në ligj nuk ka detyrim që parashikon koordinim paraprak me opozitën për emrin e kryeministrit teknik përveç koordinimit me partinë e dytë më të madhe në pushtet.

Megjithatë ai shtoi se ka disa parime sa i takon zgjedhjes së ministrave teknik nga radhët e opozitës dhe qe kryesisht kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Emrat e dy ministrave teknike, atij të Brendshëm dhe atij për Punë dhe Politikë Sociale me propozim të opozitës, Zaev do ti mësojë sot në takimin e liderëve me Hristijan Mickoskin.

Desk
By Desk December 28, 2019 10:29