Zgjedhjet në BFI, kush janë anëtarët e Komisionit Zgjedhor ?

Desk
By Desk November 18, 2020 10:55

Zgjedhjet në BFI, kush janë anëtarët e Komisionit Zgjedhor ?

BFI me 11 nëntor shpalli zgjedhjet për Reisin e ri, pasi më herët u shkarkua Sulejman Rexhepi. Për këtë qëllim u krijua Komisioni Zgjedhor. Anëtarët e Komisionit Zgjedhor janë: Muhamer Veseli Kryetar, Irsal Jakupi dhe Selver Xhemaili anëtarë, njofton FLAKA  

Në procesin zgjedhor që filloi në ora 10:30, anëtarët e Rijasetit të BFI-së do të votojnë për dy kandidatë, myftiun e Gostivarit dhe u.d. kryetarin aktual, Shaqir Fetahu dhe myftiun e Tetovës Qani Nesimi. Anëtarët e Rijasetit kanë mbërritur në selinë e BFI. 

Shpallja e zgjedhjeve në BFI pason gjashtë muaj pasi u shkarkua Sulejman Rexhepi. Për kaq kohë, myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu e ushtron detyrën Reis i BFI-së. FLAKA

Desk
By Desk November 18, 2020 10:55