Zgjedhjet në Tetovë. Alternativa arriti të hy në përbërjen e re të Këshillit Komunal | Tabela

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2022 10:22 Updated

Zgjedhjet në Tetovë. Alternativa arriti të hy në përbërjen e re të Këshillit Komunal | Tabela

Alternativa arriti të hy në përbërjen e re të Këshillit Komunal. Nga të dhënat e kryqëzuara mes dy mandateve, në përbërjen e re të Këshillit komunal ka hyrë Alternativa, kurse kanë rënë Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja qytetare “Më mirë për Tetovën”, njofton Flaka

Lëvizja Besa do të ketë 12 Këshilltarë, BDI 11, VMRO-DPMNE 4, LSDM 2 dhe nga një Alternativa dhe PDSH.

Në mandatin e kaluar BDI përfaqësoheshte me 10 Këshilltarë, Besa me 8, VMRO-DPMNE me 4, LSDM me 2, Aleanca për Shqiptarët me 3, Më mirë për Tetovën me 2 sikurse edhe PDSH.

Në zgjedhjet e 20 Gushtit për Këshillin Komunal në Tetovë, Lëvizja Besa grumbulloi 9620 vota kundrejt BDI me 8702, njofton Flaka duke u thirrur në rezultatet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor – KSHZ.

Parti e tretë më e votuar pason VMRO-DPMNE me 3332, pastaj LSDM me 1953, Alternativa me 1118, PDSH 1058, Aleanca për Shqiptarët me 777, Grupi i Zgjedhësve Elmedina Abdullai me 761, Levica me 646, PDT 334, PERR me 371, Grupi i Zgjedhësve Agon Zaimi me 206, si dhe Integra me 161 vota.

Trupi votues ishte 84.072, ndërsa votuan 29.690 votues. Të pavlefshme u shpallën 651 fletëvotime. Flaka

Të dhëna zyrtare të siguruara nga KSHZ

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2022 10:22 Updated