Zgjedhjet në Tetovë. Ja cilat parti humbën përfaqësimin dhe cila hyri në përbërjen e re

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2022 10:05

Zgjedhjet në Tetovë. Ja cilat parti humbën përfaqësimin dhe cila hyri në përbërjen e re

Lëvizja Besa dhe Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI kanë shënuar rritje të numrit të këshilltarëve. VMRO-DPME dhe LSDM kanë mbrojtur numrin e këshilltarëve nga përbërja e kaluar. Alternativa ka hyrë me një këshilltar në përbërjen e re. Aleanca për Shqiptarët – ASH nga 3 këshilltarë në përbërjen e kalluar ka humbur përfaqësimin në përbërjen e re duke mos nxjerur asnjë këshilltar. PDSH nga dy ka rënë në një këshilltarë ndërsa Lëvizja Qytetare “Më Mirë për Tetovën”, po ashtu ka humbur përfaqësimin në përbërjen e re duke mos arritur të fiton asnjë mandat, përskaj faktit që në përbërjen e kaluar u përfaqësua me dy këshiltarë, njofton Flaka duke u thirrur në informacione të KSHZ.

Dallimi mes partisë së parë dhe të dytë për sa u përket numrit më të madh të votave të grumbulluara është një këshilltar. Lëvizja Besa do të ketë 12 Këshilltarë, BDI 11, VMRO-DPMNE 4, LSDM 2 dhe nga një Alternativa dhe PDSH.

Në mandatin e kaluar BDI përfaqësoheshte me 10 Këshilltarë, Besa me 8, VMRO-DPMNE me 4, LSDM me 2, Aleanca për Shqiptarët me 3, Më mirë për Tetovën me 2 sikurse edhe PDSH.

Nga të dhënat e kryqëzuara mes dy mandateve, në përbërjen e re të Këshillit komunal ka hyrë Alternativa, kurse kanë rënë Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja qytetare “Më mirë për Tetovën”.

Të dhëna zyrtare të siguruara nga KSHZ

Në zgjedhjet e 20 Gushtit për Këshillin Komunal në Tetovë, Lëvizja Besa grumbulloi 9620 vota kundrejt BDI me 8702, njofton Flaka duke u thirrur në rezultatet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor – KSHZ.

Parti e tretë më e votuar pason VMRO-DPMNE me 3332, pastaj LSDM me 1953, Alternativa me 1118, PDSH 1058, Aleanca për Shqiptarët me 777, Grupi i Zgjedhësve Elmedina Abdullai me 761, Levica me 646, PDT 334, PERR me 371, Grupi i Zgjedhësve Agon Zaimi me 206, si dhe Integra me 161 vota.

Trupi votues ishte 84.072, ndërsa votuan 29.690 votues. Të pavlefshme u shpallën 651 fletëvotime.

Të dhëna zyrtare të siguruara nga KSHZ

Nga gjithsej 13 subjekte që garuan në zgjedhjet e parakohshme të 20 Gushtit, vetëm gjashtë nga ata do të përfaqësohen në përbërjen e ardhëshme të Këshillit Komunal në Tetovë, njofton Flaka duke u thirrur në rezultatet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor – KSHZ.

Në Këshill do të përfaqësohen Lëvizja Besa, BDI, VMRO-DPMNE, LSDM, Alternativa dhe PDSH, ndërsa jashtë do të mbeten Aleanca për Shqiptarët, dy grupet e zgjedhësve Elmedina Abdullai dhe Agon Zaimi, Integra, Levica, PDT dhe PERR.

Dallimi mes partisë së parë dhe të dytë për sa u përket numrit më të madh të votave të grumbulluara është një këshilltar. Lëvizja Besa do të ketë 12 Këshilltarë, BDI 11, VMRO-DPMNE 4, LSDM 2 dhe nga një Alternativa dhe PDSH.

Të dhëna zyrtare të siguruara nga KSHZ
Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2022 10:05
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.