Zgjedhjet në Tetovë. PDSH nga 2 ngeli me 1 këshilltar

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2022 11:23

Zgjedhjet në Tetovë. PDSH nga 2 ngeli me 1 këshilltar

Partia Demokratike Shqiptare nga 2 ngeli me 1 këshilltar. Në përbërjen e re, Lëvizja Besa do të ketë 12 Këshilltarë, BDI 11, VMRO-DPMNE 4, LSDM 2 dhe nga një Alternativa dhe PDSH. Kjo e fundit, në mandatin e kaluar kishte dy këshillltarë”, njofton Flaka

Në zgjedhjet e 20 Gushtit për Këshillin Komunal në Tetovë, Lëvizja Besa grumbulloi 9620 vota kundrejt BDI me 8702, njofton Flaka duke u thirrur në rezultatet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor – KSHZ.

Parti e tretë më e votuar pason VMRO-DPMNE me 3332, pastaj LSDM me 1953, Alternativa me 1118, PDSH 1058, Aleanca për Shqiptarët me 777, Grupi i Zgjedhësve Elmedina Abdullai me 761, Levica me 646, PDT 334, PERR me 371, Grupi i Zgjedhësve Agon Zaimi me 206, si dhe Integra me 161 vota.

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2022 11:23