Zgjedhjet në Vrapçisht, ja reziltatet nga KSHZ

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 11:44

Zgjedhjet në Vrapçisht, ja reziltatet nga KSHZ

39 vendvotime, 39 kuti të numëruara dhe 100 % vota përpunuara. Këto janë të dhënat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për zgjedhjet e së dielës në komunën e Vrapçishtit, njofton Lobi

Numri i përgjithshëm i votuesve në listën e votuesve ka qenë 26.383, ndërsa votuan 10.039 qytetarë. Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme ka qenë 150, ndërsa numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të vlefshme ishte 9.889.

Në bazë të rezulltatit, Isen Shabani ka fituar 5.119 vota kundrejt Nebi Rexhepit i cili mori 4.770. Këto rezultate nxjerrin fitues kryetarin aktual të komunës së Vrapçishtit i cili merr mandatin e dytë për të drejtuar Pushtetin Lokal në Vrapçisht në katër vitet e ardhëshme. Lobi

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 11:44

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare