Zgjedhjet në Zhelinë. Ja shifrat zyrtare
35 vendvotime, 35 kuti të numëruara dhe 100 % vota përpunuara. Këto janë të dhënat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për zgjedhjet e së dielës në komunën e Zhelinës, njofton Flaka.
Numri i përgjithshëm i votuesve në listën e votuesve ka qenë 10.351 ndërsa votuan 10.273 qytetarë. Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme ka qenë 78, ndërsa numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të vlefshme ishte 10.273.
Në bazë të rezulltatit, Blerim Sejdiu ka fituar 5.171 vota kundrejt Fatmir Izairi i cili mori 5.102. Këto rezultate nxjerrin fitues Blerim Sejdiun i cili mori besimin për të drejtuar Pushtetin Lokal në Zhelinë edhe për një mandat katërvjeçar. Flaka