Zgjedhjet, Osmani: Akoma s’kemi vendosur për koalicionime

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Shkurt, 2024 19:35

Zgjedhjet, Osmani: Akoma s’kemi vendosur për koalicionime

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, në emisionin “Studio 10” në TV 24, nuk përjashton mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme të jenë së bashku me LSDM-në, por thekson se mbështet variantin që secili të shkojë në zgjedhje veçmas. Sipas Osmanit, këto zgjedhje do të jenë luftë e konceptit evropian perëndimor dhe nga ana tjetër një lloj koncepti të izoluar lindor. Të gjithë atë që mendojnë se ky shtet nuk mundet të vazhdojë pa Bashkimin Evropian duhet të jenë pjesë e Frontit Evropian. Thotë se BDI-ja nuk frikësohet, sepse është në një situatë komode në bazë të rezultateve nga të gjitha anketat e realizuara. Sa i përket kandidatit për president të shtetit, Osmani thotë se akoma nuk kanë një vendim brenda partisë për këtë çështje.

“Janë të mëdha gjasat që të shkohet në zgjedhje veçmas edhe pse akoma nuk është përjashtuar mundësia, sepse ekziston një ombrellë gjeostrategjike dhe gjeopolitike dhe ajo është BE-ja. Këtu mendoj se duhet të krijohet një sinergji mes të gjitha faktorëve politik, të cilët e mbajnë kursin evropian. Nëse ajo do të transformohet në lista konkrete varet nga analizat e rezultateve.”, – deklaroi Bujar Osmani nga BDI.

VMRO-ja kërkon votën e Diasporës

Ndërkohë, VMRO-DPMNE-ja ka filluar takimet me Komitetet në Evropë, ku po dërgojnë mesazhe se çdo votë është e rëndësishme dhe se të gjithë duhet të kthehen në vend për të dhënë votën e tyre kundër qeverisë aktuale.

“Ne duam t’u dërgojmë mesazhin se çdo votë është e rëndësishme dhe se të gjithë duhet të kthehen në Maqedoni për të dhënë votën e tyre kundër qeverisë jopopullore të LSD-së dhe BDI-së, pra qeverisë që nuk e do Maqedoninë dhe qeverisë që është duke plaçkitur Maqedoninë. Bëhet fjalë për një qeveri jokombëtare. Njerëzit tanë në Zvicër dhe në Evropë janë shumë të vetëdijshëm se çfarë lloj qeverie kemi në Maqedoni dhe ajo që ne shohim në terren është se sa e madhe dhe e bukur është energjia.”, – theksoi Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.

Zgjedhjet e dyfishta parlamentare dhe presidenciale, zyrtarisht pritet të shpallen më 14 shkurt, ndërsa data e zgjedhjeve parlamentare do të jetë 8 maji, së bashku me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Shkurt, 2024 19:35

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare